Klubi kinez mohon “lajmet e rrejshme” rreth ofertës multimilionëshe për James Rodriguez

Hebei China Fortune ka mohuar se ka bërë ofertë 95 milionë euro për mesfushorin kolumbian

James ishte lidhur me një kalim eventual në Kinë, te klubi i Hebeit ku menaxher është ish-trajneri Real Madridit, Manuel Pellegrini, transmeton Sportali.net

“Më herët kanë thënë se jemi gati për të nënshkruar me Messin dhe tani thonë për James.

“Kush është i radhës? Cristiano Ronaldo?

“Ne nuk e dimë se nga po dalin këto spekulime, nuk ka asnjë të vërtetë këtu. Klubi nuk është ndërtuar për të bërë spekulime. Është e pamundur t’iu përgjigjemi të gjitha lajmeve të rrejshme,” thuhet në njoftimin e klubit, raporton Goal,

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet