Klubi i Ligës së Kampionëve në telashe, urithët ia prishin fushën

Një problem i pazakontë i ka ndodhur skuadrës nga Ukraina, Shakhtar Donetsk.

Në hall më të madh janë drejtuesit e Shakhtarit Donetskut të cilën janë befasuar pasi kanë parë disa vrima në fushë, teksa po përgatiten për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Shakhtar që ndeshjet si vendas i luan në Kharkiv, do të ballafaqohet me Hoffenheimin të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe drejtuesit e klubit po bëjnë të pamundurën për ta rregulluar fushën në kohë.

Menjëherë mirëmbajtësit e fushës janë kujdesur për këtë problem duke gjetur edhe shkaktarin i cili ishte urithi. Ata po tentojnë që ta zënë urithin për mos ta lejuar t’u shkaktojë probleme shtesë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet