Klubi i Barcelonës synon uljen e rrogave të lojtarëve

Menaxhmenti i Barcelonës nesër do të fillojë negociatat për uljen e rrogave të lojtarëve të saj për shkak të pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19).

Barcelona ka vazhduar kontratat e disa futbollistëve, përfshirë Gerard Pique, Marc Ter Stegen, Clement Lenglet dhe Frenkie de Jong.

Në njoftimin e Barcaleonës theksohet se kontrata e Pique është vazhduar deri më 30 qershor të vitit 2024, Ter Stegen deri më 30 qershor të vitit 2025, ndërsa e Lenglet dhe De Jong deri më 30 qershor të vitit 2026.

Klubi katalanas për Pique dhe Ter Stegen caktoi dëmshpërblim prej 500 milionë euro, për De Jong 400 milionë euro dhe 300 milionë euro për Lenglet.

Menaxhmenti i Barcelonës nesër do të fillojë negociatat për uljen e rrogave të lojtarëve të saj për shkak të pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19).

Kategoritë
Sport