Klopp: Do të qëndroj në Liverpool vetëm edhe…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e dinë se çfarë do të bëjë në të ardhmen e tij.

Klopp, i cili javën e kaluar e fitojë Superkupën e Evropës ka kontratë me “reds”, deri në vitin 2022.

Tekniku ka thënë se do të vendos pasi t’i përfundoj kontrata, transmeton KosovaPress.

“Nuk kam ndonjë ide, nuk e di. Shpresoj që dy-tri vitet e ardhshme do të vazhdojmë në këtë mënyrë, pastaj do të vendos. Çdo gjë është e mundur. Ka mundësi që të pensionohem. Jam duke thënë se nuk do të befasoheni kur të ndodh”, deklaroi ai.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet