Kjo është vlera aktuale e Kosovës sipas transfermarkt

Edhe Kosova edhe Shqipëria patën paraqitje të mirë në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, megjithatë, Shqipëria nuk ka gjasa për kualifikim tutje, ndërsa Kosova është seriozisht në garë për një vend që çon në eventin më të madh kontinental.

Paraqitjet e mira të “Dardanëve” kanë bërë që edhe vlera e futbollistëve të tyre të jetë më e lartë se ajo e kuqezinjve.

Sipas Transfermarkt, futbollistët e së Kosovës kanë vlerë 74 milionë euro.

Në anën tjetër ata të Shqipërisë të tubuar për ndeshjet efundit vlejnë 68 milionë.

Kosova do t’i ketë dy ndeshje “jetike” në nëntor ku do të përballet me Çekinë fillimisht më 14 nëntor, e më pas e pret fuqinë botërore, Anglinë në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet