Kjo është pija që nuk duhet ta porosisni kurrë në lokal

Ndërsa të gjithë besojmë se restorantet dhe lokalet janë ambiente të pastra, nuk mund të jemi të sigurt se gjithçka që konsumojmë nuk ka baktere.

Nuk jemi duke ju sugjeruar që të merrni me vete antibakterialin, por ka një zgjidhje që të mund të shmangni çdo kontakt të rrezikshëm me mikrobet.

Sipas “The Indy 100”, kërkimet e Shëndetit Mjedisor kanë zbuluar se një pije potencialisht e mbushur me baktere është diçka që e porosisim të gjithë: një gotë me ujë ose “coca-cola” me një fetë limoni.
Studiuesit testuan 76 limona nga 21 restorante dhe zbuluan se 70% (53 feta) ishin të kontaminuar me baktere.

Ndërkohë, mund të shihni se si fetat e frutave agrume, të cilat shpesh janë prerë përpara për të kursyer kohën e stafit të biznesit, mund të fillojnë të bëhen një vend i sigurt për bakteret kur ruhen në temperaturën e dhomës.

Studimi arriti në përfundimin se, ndonëse nuk mund të përcaktonte burimin e baktereve, “mund të jetë gjithashtu e vlefshme të studiohet ndotja nga garniturat e tjera të pijeve, si ullinj, selino dhe qershi, si dhe për të hetuar nëse pijet alkoolike nuk kanë efekt kur përzihen me ujin dhe sodën”.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet