Kizolli: Si rezultat të një lëshimi teknik të KQZ-së, ish-kryetari i PK-s vazhdon të manipuloj opinionin

Ish-kryetari i Partisë Konservatore (PK) e cila tani më është çregjistruar nga KQZ-ja, Munir Basha, akuzon për plagjiaturë të programit, Lëvizjen për Drejtësi.

Ai thotë se rastin e ka paraqitur edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Basha pretendon se mbi 80 për qind e programit të PK-së është marrë nga LD-ja.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Beni Kizolli, mohon akuzat e ish-kryetarit të Partisë Konservatore (PK), Munir Basha.

Në një prononcim për “Gazeta e Re”, Kizolli thotë se Basha në rend të parë nuk ka të drejtë të thirret në emër të Partisë Konservatore (PK).

Ja deklarata e plotë e Kizollit:

“Si rezultat të një lëshimi teknik të KQZ-së, të cilët fatkeqësisht nuk kishin ngarkuar në sistem Programin dhe Statutin e zyrtarizuar të LD-së, e cila është shpalosur në Kuvendin e Lëvizjes të organizuar më 23 shtator, zotëria në fjalë, duke u bazuar në materialet formale të dorëzuar më 23 mars në KQZ, e duke mos pasur njohuri rreth dokumenteve të zyrtarizuara në Kuvendin e Lëvizjes, po vazhdon me keqinformimin dhe me manipulimin e opinionint. Ne, këtë çështje e kemi rregulluar në KQZ, me znj. Miradije dhe znj. Valmira. Ata kanë pasur obligim që të njoftojnë z.Munirin. Deri tash vetëm për ta injoruar njeriun i cili nuk ka të drejtë zyrtare mu thirr në emër të Partisë Konservatore të Kosovës (PK), sepse partia është çregjistruar nga KQZ, dhe kjo pasi që ai nuk ka nuk ka arritur ti përfaqësojë partinë (PK) denjësisht. Lëvizja Për Drejtësi, duke u bazuar në tre parime është rikthyer skenës politike. Këto tre parime janë: Ri-artikulimi i diskursit politik, mos pranimin e ish-aktivistëve që kanë përhapur sëmundjen materialiste në struktura dhe gjykimin e rreshtimeve politike në këto 19 vite prej nga është paraqitur kjo platformë në skenën politike.” /Gazetaere.com/

Më poshtë mund të gjeni vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çregjistrimin e Partisë Konservatore (PK)

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet