Kizolli: Së bashku me kryetarin Haskuka do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve të Prizrenit

Pas përfundimit të projektit për renovimin e kulmeve , Kryetari I Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli vizituan banesat kolektive në lagjen  ‘’Jeni Mahalla’’

Nga ky projekt kanë fituar 300 banorë të Komunës së Prizrenit të cilëve është bërë renovimi i tërësishëm me hidroizolim,termoizolim dhe me rregullimin e oxhaqeve dhe kulmeve.

Pas aplikimeve dhe përzgjedhjes nga komisioni I projektit janë selektuar disa banesa të cilëve ishin të rrezikuara me depërtimin e ujit pas rreshjeve

Haskuka tha se në vitin e ardhshëm do të synojnë që numrin e këtyre t’a rrisin për shkak se kanë pranuar kërkesa të shumëta.

Ndërsa drejtori I Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planfikimi Hapësinor,Beni Kizolli duke folur për projektin ka njoftuar se projekti në fjalë ka kushtuar rreth 235mijë Euro. Kizolli ka thënë se lidhur me këto projekte të tilla kanë pranuar edhe shumë kërkesa të reja. Ai shtoi se këto investime ndikojnë drejpërdrejtë në përmisimin e jetës së qytetarëve dhe se edhe në vitet e ardhshme Komuna e Prizrenit së bashku me kryetarin Haskuka do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve

Lagjet ku janë realizuar punimet janë :Bazhdarhane (1 objekt) – 21.485 €, Rruga “Ankaraja” (3objekte) – 77.124,40 € , Lagjja “Lakuriqi” (2objekte) – 18.358,60 €, Rruga “Haziz Tola” (1 objekt) – 13.202,20€,  Sheshi “Hysen Rexhepi” (1 objekt) – 25,468 €, Në rrugën “Ibrahim Rugova” (1 objekt) – 27.859,00 €, Në rrugën “Ersan MAzreku” (1 objekt) – 19.299,00 €, Te ish objekti I “Kosovatransit” (1 objekt) – 18.020,50€ dhe në rrugën “Shahadin Berisha” (1 objekt) – 14.323, 50 €./Gazeta e Re/

https://www.facebook.com/gazetaerepluss/posts/691794495003103

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet