Kisha serbe: Kosova është Serbi, nuk e kanë njohur Rusia, Kina, Izraeli, Greqia…

Kuvendi hierarkik i Kishës ortodokse serbe (KOS) ka përsëritur sot qëndrimin e KOS-it se “Kosova është pjesë përbërëse e territorit sovran të Serbisë dhe ka hedhur pishtë si të papranueshme “çfarëdo qoftë ndryshimi të statusit të Kosovës, i cili çon drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, apo çfarëdo ndarjeje territoriale, pa të cilën nuk është i mundshëm përkufizimi”.

Kuvendi i KOS-it në kumtesën pas tubimit të majit ka hedhur poshtë zgjidhjet si njohje apo ndarje, duke vlerësuar se kjo “pashmangshëm do të shkaktonte shpërnguljen e shumicës së popullit serb të mbetur, i cili jeton në mjedise me shumicë shqiptare në Kosovës, dhe dëm të pamatshëm për trashëgimin shpirtërore e kulutore” serbe.

“Kosova e Metohia paraqet pjesë përbërëse të territorit sovran të Serbisë dhe si e tillë është definuar në kushtetutën e Serbisë dhe në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, duke përfshirë Kosovën e Metohinë, pa marrë patasysh shpalljen e paligjshme të të ashtuquajturit shtet të Kosovës, e njeh shumica e njerëzimit, duke oërfshirë Kinën e Rusinë dhe pse shtete të BE-së, OSCE-ja, UNESCO e organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë, transmeton “Danas”.

Kuvendi thotë se ky qëndrim nuk do të thotë “kurrëfarë mbështetje e të ashtuajturit konflikt i ngrirë”, por paraqet ftesë për “të gjithë faktorët politikë për vazhdimin e dialogut, pa presione e shantazhe në kontekst të zgjidhjes së çështjes së mbrojtjes së të drejtave të popullit, lirisë e punës së KOS-it…”.

“Mbështesim, prandaj, çdo dialog i cili do t’i kontribuojë pushtetit të drejtësisë e ligjit dhe pajtimit mes popujve të cilët jetojnë në hapësirën e Kosovës si krahinë të Serbisë”, thuhet në kumtesë.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka buseduar për Kosovën në fillim të javës me krerët e KOS-it.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet