Kinezët të cilët nuk pranuan karantinimin shkaktuan trazira në aeroport (Video)

Pas epidemisë së koronavirusit që filloi vitin e kaluar dhe preku të gjithë botën, imazhe të reja nga Kina shkaktuan shqetësim.

Pas një pretendimi se virusi Sars u zbulua tek një punëtor në aeroport erdhi urdhër për karantimin e 14mijë personave nga autoritetet të larta të Kinës  por shumica e tyre u përpoqën të shpëtonin nga karantina dhe shkaktuan  trazira në aeroportin Pudong në Kinë.

Derisa kishte pasiguri në lidhje me virusin e zbuluar në punëtorët e ngarkesave, mijëra njerëz që donin të futeshin në karantinë nga autoritetet u përpoqën të shpëtonin nga aeroporti.

Në pamjet, në të cilat përjetohej atmosfera e trazirave të plota, u pa që personeli i autorizuar kishte vështirësi për të mbajtur ata që donin të largoheshin nga aeroporti./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme