Kinë,i dhuron të dashurës buqetën me para prej 52 mijë dollarë

Një person në Kinë i ka dhuruar të dashurës për ditëlindje një buqetë me para të vërteta në vlerë prej 52 mijë e 300 dollarësh.

 Një person në Kinë i ka dhuruar të dashurës për ditëlindje një buqetë me para të vërteta në vlerë prej 52 mijë e 300 dollarësh (34 mijë juanë).

Sipas faqes së internetit të lajmeve Chongqing Morning Post, 7 persona për më shumë se 10 orë kanë punuar për të shndërruar paratë në një buqetë të madhe dhe për t’i dhënë formën e lules duke i bashkuar ato.

Personi i cili të dashurës së tij i ka dhuruar buqetën me para për ditëlindjen e saj, mund të marrë dënim për veprat penale “fyerje dhe dëmtimi i njërës nga vlerat kombëtare të shtetit, monedhës”.

Në komentet në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen, disa kanë thënë se ky lloj i surprizës është e bukur ndërsa të tjerët mendojnë se duhet të gjendet ndonjë mënyrë tjetër.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet