Kinë, dhjetra mijëra njerëz largohen nga Wuhani si pasojë e COVID-19

Pritet që pas fillimit të fluturimeve nga aeroporti Tianhe sot nga Wuhani të largohen 10 mijë njerëz të tjerë.

Pas heqjes së bllokadës, nga qyteti kinez Wuhan ku vitin e kaluar u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19), janë larguar dhjetra mijëra njerëz.

Pas njoftimit të autoriteteve kineze për mposhtjen e koronavirusit në Wuhan dhe se jeta në këtë qytet po normalizohet, më 7 prill u hoq bllokada që zgjati 76 ditë.

Sipas lajmeve të “Channel Mews Asia”, në stacionet e autobusit dhe të trenit në qytetin me 11 milionë banorë ka filluar të formohen kolona të njerëzve.

Pritet që pas fillimit të fluturimeve nga aeroporti Tianhe sot nga Wuhani të largohen 10 mijë njerëz të tjerë

Pas heqjes së bllokadës, nga Wuhani kanë udhëtuar 55 mijë njerëz.

Nga Wuhani janë aktivizuar përsëri fluturimet për në Shangaj, Pekin dhe Shenzhen.

Në fund të vitit të kaluar koronavirusi për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars përhapjen e virusit COVID-19 e shpalli pandemi globale.

Gjithsej në Kinë janë infektuar 81.865 persona ndërsa kanë vdekur 3.335 dhe janë shëruar 77.370.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet