Kina vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane

Kina do të vendosë tarifa ndaj mallrave amerikane në vlerë 60 miliardë dollarë duke filluar nga 24 shtatori, si hakmarrje për tarifat e reja të SHBA, njoftoi sot Ministria e Financave e Kinës.

Pekini zyrtar ka njoftuar më parë këtë masë, por vetëm tani ka reduktuar numrin dhe lartësinë e tarifave, pasi, siç njoftoi ministria, tarifat prej pesë dhe 10 për qind do të futen në vend të normave të propozuara më herët prej 5, 10 dhe 25 për qind, raporton Reuters.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet