Kina tejkalon ShBA-në, tani është partneri më i madh i BE-së

Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, tregtia midis bllokut dhe Kinës ka kapur vlerën prej 709 miliardë dollarësh vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në.

Në kohën e pandemisë së koronavirusit, Kina ka qenë ekonomia e vetme botërore që ka shënuar rritje në vitin 2020, duke i shtuar kërkesat për vetura dhe mallra evropiane të luksit.

Ndërkaq, eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesa e madhe për pajisje mjekësore dhe elektronike. Shifrat janë të përafërta me të dhënat zyrtare të Kinës, të publikuara në janar.

Sipas tyre, tregtia e Kinës me BE-në është rritur në 5.3 për qind, për ta kapur vlerën prej 696.4 miliardë dollarësh në vitin 2020. Sipas Eurostatit, deficiti tregtar i BE-së me Kinën po ashtu është rritur nga 199 miliardë dollarë në 219 miliardë.

Kategoritë
BotaLajme