Kina shtyp pakicat, shpërngul 1 milion ujgurë

Sipas vlerësimeve të OKB-së provinca Xinjiang në Kinë është shndërruar në një kamp masiv internimi ku mbahen më shumë se një milion ujgurë.

Pjesëtarët e këtij grupi etnik mbahen në të ashtuquajtur kampe kundër ekstremizmit, njofton Komiteti i OKB kundër Diskriminimit Racor në Gjenevë. Ka njoftime se dy milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane janë dërguar në qendra të riedukimit politik. Shumica e tyre nuk janë akuzuar apo dënuar kurrë.

Me përndjekjen e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane, rajoni autonom i ujgurëve është shndërruar në “një lloj kampi internimi masiv”. Ujgurët janë një popull mysliman, që nuk kanë me kinezët as lidhje etnike as kulturore. Partia Komuniste Kineze ka vite që reagon me raprezalje ndaj lëvizjes së ujgurëve për pavarësi. Që nga viti 2016 masat e shtypjes dhe mbikëqyrja janë ashpërsuar mjaft. Dhe thuhet se janë ngritur qindra kampe pune për ujgurët.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet