Kina prodhon avionin më të madh anfib në botë (Video)

Një varkë e re “fluturuese”, AG600 është prodhuar nga Kina dhe ka kryer me sukses një ngritje dhe ulje për herë të parë nga uji. Aeroplani thuhet se është avioni më i madh amfib, që aktualisht është në veprim, i barabartë me një Boeing 737.

Testi i avionit u krye të shtunën jashtë qytetit të Jingmen në Kinën qendrore.

Një video që po qarkullon në mediat ndërkombëtare tregon avionin amfib duke u ngritur nga uji, duke fluturuar dhe duke u ulur “këndshëm” në breg për të marrë pjesë në një ceremoni që shënon ngjarjen.

Avioni është projektuar për shpëtimin detar, transportin me rreze të gjatë dhe operacionet zjarrfikëse.

Ai mund të mbajë deri në 50 pasagjerë në bord dhe mund të marrë rreth 12 ton ujë në vetëm 20 sekonda. Gjithashtu mund të ngrejë ujin deri në 50 metra lartësi dhe të shuajë zjarrin në një zonë prej më shumë se katër kilometrash katrorë me një ngarkesë, sipas mediave kineze.

“Shpëtimet aktual detare kryhen kryesisht nga anije, dhe një numër i kufizuar helikopterësh dhe avionësh me krahë të caktuar. Mekanizmi i shpëtimit emergjent, pajisjet dhe ekuipazhi profesional të gjithë kanë nevojë për përmirësim të mëtejshëm”, tha Lu Guangshan, inxhinier kryesor i Korporatës Industriale të Aviacionit të Kinës.

“AG600 është një hap drejt trajtimit të nevojave të ekonomisë detare dhe zjarrfikësve në pyje. Kjo gjithashtu mund të rrisë aftësitë emergjente të shpëtimit në detet e Kinës”, theksoi ai.

AG600, i pajisur nga katër motorë me turboprop, ka afërsisht madhësinë e një aeroplani Boeing 737, që shkonë në rreth 38.8 metra gjerësi, një gjatësi 36.9 metra dhe një peshë maksimale ngritëse prej 53.5 ton.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet