Kina përgjegjëse për çrregullimet tregtare

Business People Facing China Debt Crisis

Kina është ende përgjegjëse për çrregullimet tregtare lidhur me ndërhyrjen ekonomike të regjimit dhe shkeljen e detyrimeve të vendit anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), theksoi administratori amerikan në një raport të publikuar sot.

Kina është nën shënjestrën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili e akuzon për praktika tregtare devijuese dhe e kërcënon se do të marrë masa doganore kundër Pekinit.

“Shumë probleme që po lindin në marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i atribuohen masave ndërhyrëse të qeverisë kineze, që vazhdojnë të krijojnë çrregullime të konsiderueshme tregtare”, thekson Ministria amerikane e Tregtisë së Jashtme.

Ky raport vlerëson respektimin nga Kina të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ku Pekini është anëtarësuar në vitin 2001 dhe numëron disa çështje shqetësuese, veçanërisht mbi sekretet tregtare, prioritetin intelektual apo subvencionet administrative.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet