Kina ndërton kullën për pastrimin e ajrit

Ky është një lajm veçanërisht i mirë, pasi ky vend ka ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Aktualisht, kulla është ende në fazën e testimit të kryer nga shkencëtarët e Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit të Akademisë Kineze të Shkencave.

Vetë projekti filloi në vitin 2015, por kulla u ndërtua në fund të vitit të kaluar. Një tjetër raport i OBSH-së paralajmëron se ndotja e ajrit është rreziku më i lartë mjedisor për shëndetin e njeriut dhe është përgjegjës për një nga 9 vdekjet në vit në mbarë botën.

Vlerësimet janë se rreth 3 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në botë.

Në Xian, në veri të Kinës, ende mund të ketë shpresë. Kjo kullë eksperimentale ka efekte pozitive në cilësinë e ajrit të ambientit atje. “Nuk ka kulla të ngjashme me madhësi në botë dhe rezultatet janë inkurajuese,” tha Cao Junji, i cili drejton hulumtimin mbi kullën.

Ai argumenton se kulla, në ditë, kur tymi është jashtëzakonisht i lartë, mund të ulë nivelin e ndotjes së ajrit në nivele të moderuara.

Kulla punon në parimin e një serre që mbulon sipërfaqen e rreth gjysmës së fushës së futbollit rreth bazës së kullës. Ajri i ndotur hyn në serrë ku pastaj nxehet nga energjia diellore. Ajri i nxehtë pastaj kalon nëpër një kullë ku ka disa shtresa filtrash pastrimi.

Për shkak të serrës, kulla gjatë gjithë ditës pothuajse nuk përdor energji elektrike, ndryshe nga shumë pastrues të tjerë më të vegjël. Problemi është se shumica e energjisë së Kinës ende po merret duke i djegur qymyrin, i cili po ndot shumë mjedisin.

Para ndërtimit të kësaj kullë në Xian, sistemi më i madh i pastrimit të ajrit ishte në Pekin, por shumë më i vogël në madhësi.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet