Kina merr nën kontroll konsullatën amerikane

Sipas Global Times, autoritetet kineze hynë në konsullatë herët në mëngjes.

Autoritetet kineze sot kanë marrë nën kontroll konsullatën amerikane në qytetin e saj jugperëndimor Chengdu, njoftuan mediat zyrtare.

Sipas Global Times, autoritetet kineze hynë në konsullatë herët në mëngjes.

Ky hap erdhi pasi konsullata kineze në Houston të Teksasit u mbyll të premten mes akuzave për spiunazh nga SHBA.

SHBA akuzon hakerët kinezë për vjedhje të informacioneve nga kompani në Teksas, të përfshirë në hulumtimin për COVID-19.

Ministria e Jashtme e Kinës protestoi për masën e Washingtonit të shtunën duke paralajmëruar “reagime të ligjshme dhe të nevojshme”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet