Kina bllokon edhe platformën whatsapp, ja arsyeja

Whatsapp është e vetmja nga platformat e Zuckerberg që ishte lejuar në Kinën kontinentale, por që së fundmi ka patur probleme me funksionimin.

Shërbimi prej disa ditësh ka qenë më shumë i çaktivizuar dhe e ekspertët e sigurisë e lidhin këtë me zhvillimin e kongresit të Partisë Komuniste në muajin tetor, që zhvillohet një herë në pesë vjet.

Në momentet kur shërbimi funksionon, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe, foto dhe video vetëm brenda Kinës, ndërkohë që jashtë saj shërbimi është i pamundur dhe ekspertët e sigurisë thonë se bëhet fjalë për një bllokim nga ana e autoriteteve.

Vlen të ceket se Facebook, Instagram dhe një pjesë e madhe e rrjeteve sociale perëndimore janë të bllokuara në Kinë.

Kategoritë
Të ndryshme