KFORI Turk vazhdon trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së (Foto)

Trajnimi i planifikuar nga Komanda e Forcave Tokësore dhe realizuar nga instruktorë të Kontigjentit Turk në Kosovë është realizuar me pjesëmarrjen e personelit nga tri regjimentet e këmbësorisë, transmeton Gazeta e Re

Trajnimi është realizuar në dy faza: faza e parë trajnimit Komando dhe faza e dytë e trajnimit Bjeshkatari

Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj në adresimin e tij falënderoj Instruktorët e Ushtrisë Turke për kontributin në avancimin dhe ngritjen e aftësive taktike për pjesëtarët e KFT. Ndërsa kursantëve ju urojë për përfundimin me sukses të trajnimit dhe i inkurajoj që njohuritë e fituara ti aplikojnë në njësitë e tyre.

Shefi i Instruktorëve Kapiten Eren AKÇAM bëri një përmbledhje të trajnimit dhe falënderoi Gjeneralin Hadergjonaj për mbështetje gjatë trajnimit dhe kursantet për angazhimin dhe motivin e treguar gjatë trajnimit./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi