KFOR-it Turk në ndihmë të viktimave të tërmetit, 47 vjeçarja nga Durrësi nuk përmbahet nga lotët

Kryesia e delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqësore të Kosovës (KFOR), sot ka realizuar një aktivitet humanitar ku ka ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje 500 viktima të tërmetit në Shqipëri të cilët janë strehuar në Kampin e Inovacionit dhe Trajnimeve (Ish-kampi i KFOR-it) në Prizren, raporton Gazeta e Re.

Bujar Myftiu përfaqësuesi i Kryqit te Kuq në Prizren, tha se në këtë kamp janë strehuar 500 viktima nga tërmeti në Shqipëria. Ai ka falënderua kontingjenti turk për përkrahjet e dhëna që nga dita e parë e tërmetit.

Ndërsa në këtë ngjarje nuk munguan edhe emocionet, Sh.B viktima nga Durrësi teksa po e pranonte ndihmat nga një oficere të KFOR-it Turk, ajo fillo të qaj me lot, ndërsa oficerja e veshi atë me duart e saj dhe pastaj ia fshiu lotët.

Sh.B nga Durrësi për ‘Gazeta e Re’ tha se ajo ka ardhur vetë në këtë kamp dhe se nuk ka ende ndonjë lajm prej burrit dhe fëmijëve të saj. Ajo falënderoj KFOR-in turk dhe qeverinë turke për ndihmat e vazhdueshme ndaj viktimave të katastrofës në Shqipëri.

“Me ju kemi një lidhje vëllazërore dhe miqësore që vjen nga historia. Me anë të këtyre aksioneve ne jemi duke e zhvilluar unitetin, shpirtin solidarizues dhe miqësinë tonë historike”, theksoi njëri nga ushtarët.

Në anën tjetër vlen të ceket se është mbushur kapaciteti i Parkut të Inovacionit në Prizren. Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në këtë vend aktualisht janë sistemuar 500 persona.

Ndryshe, Shqipëria me 26 nëntor u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 në thellësi 10 kilometra dhe më vonë me një magnitudë 5 në Kepin e Rodonit.

Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor sipas institucioneve të vendit ka shkuar mbi 50, ndërkohë me qindra persona janë plagosur dhe mbi 45 janë shpëtuar nga rrënojat. /gazetaere.com/

Foto: Enis Tabak (gazetaere.com)

Foto: Enis Tabak (gazetaere.com)

Foto: Enis Tabak (gazetaere.com)

Foto: Enis Tabak (gazetaere.com)

Foto: Enis Tabak (gazetaere.com)

Foto: Enis Tabak (gazetaere.com)

 

Kategoritë
LajmeVendi