KFOR-i Turk vazhdon të investojë në fushën e arsmit

Sot, është bërë përfundimi i projektit të rinovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës  fillore Krushë e Vogël  nga ana e KFOR-it Turk dhe është vënë në shërbim, shkruan Gazeta e Re

Në kuadër të projektit është bërë furnizimi me banka, karriga dhe dollapë për klasat mësimore, biblioteka po ashtu është pajisur merafte, dollapë dhe tavolina pune, kabineti i informatikës është pajisur me 8 kompjuterë, tavolina për kompjuterë dhe 1 projektor.

Është bërë rinovimi i të gjitha klasave dhe bibliotekës përfshirë sistemetelektrike dhe infrastukturës në përgjithesi, depot te cilat gjendeshin në katin e dytë janë ndarë me panele duke u krijuar kështu kushte më të mira dhe higjienike për fëmijë.

Ky pojekt është financuar nga ana e Republikës së Turqisë  Me këtë projekt KFOR-i Turk e ka përfunduar me sukses edhe projektin e 40-të në fushën e arsimit në komunën e Prizrenit./Gazetaere


Kategoritë
LajmeVendi