KFOR-i Turk shpërndau ndihma humanitare për familjet skamnore në Deçan

Përfaqësuesit e KFOR-it Turk kanë dhuruar një kontigjent me ndihma humanitare për familjet skamnore dhe për personat me nevojë të veçantë në Deçan, raporton Gazeta e Re.

Organizimi u zhvillua ne koordinim me Shoqatën “Nderi” në Deçan,  gjate aktivitetit humanitar jane shpërndarë kryesisht veshmbathje, produkte ushqimore dhe produkte higjienike për familjet skamnore dhe për personat me nevojë të veçantë. Me këtë rast, kryetarja e Shoqatës Nderi, Ganimete Tolaj falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it Turk për kontributin që po japin në ndihmë të këtyre personave.

“Një falënderim të veçantë për KFOR-in Turk për ndihmat e vazhdueshme që po na jep për familjet skamnore, stafi i OJQ -se i është mirënjohës edhe për shpërndarjen e karrocave për njerëzit me nevoja të veçanta ,falënderim i veçantë shkon edhe për zonjën Maide Kurt zoti u dhasht mirësi e të mira gjithmonë juve që mbështesni kategoritë skamnore, ndihmat e tilla po zbusin gjendjen e rëndë sociale në të cilën ndodhen këto familje, dhe jam i sigurt që japin një shtytje për një mirëqenie më të mirë për ta”, theksoi Tolaj. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet