KFOR-i Turk në Kosovë gëzon nxënësit me pajisje shkollore (Foto)

Foto: Enis Tabak

Në kuadër të Projekteve të Bashkëpunimit Ushtarak-Civil, kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk) ka shpërndarë 500 çanta shkollore për nxënësit e komuniteteve të ndryshme të Kosovës, raporton Gazeta e Re.

Në një prononcim për DHA, përcjell Gazeta e Re, koloneli Numan Baş theksoi se kjo kryesi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor gjatë një javë ka shpërndarë pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore të disa komunave të Kosovës.

Nxënësve të shkollave fillore, përveç çantave iu janë dhuruar edhe pajisje tjera shkollore si fletore, vizatime, lloje të ndryshme të ngjyrave, goma, vizore e shumë të tjera.

Kategoritë
Lajme

Të ngjajshmet