KFOR-i turk i gëzon fëmijët me nevoja të veçanta në Shtime

KFOR-i turk në Kosovë sot ka dhuruar një donacion për  “Qendrën e Kujdesit për Fëmijë” në Shtime, njofton Gazeta e Re

Ky donacion ishte i mirëpritur nga përgjegjësit e kësaj qendre pasi që në qendër kishte edhe fëmijë me nevoja të veçanta KFOR-i turk i dhuroi karroca për ta.

Donacioni është dhënë në kuadër të një projekti të financuar nga Republka e Turqisë

Në njoftimin e KFOR-it turk thuhet se ​Turqia do të jetë gjithmonë e kënaqur që t’i ndihmojë qytetarët në nevojë në çdo cep të Kosovës dhe me anë të kësaj t’i forcojë edhe më tepër marrëdhëniet vëllazërore me Kosovën./Gazetaere


Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi