Këto metoda shtëpiake do ju shpëtojnë nga problemet shqetësuese me stomakun

Nëse hani shumë shpejt ose konsumoni ushqime të ndryshme, mund të pësoni dispepsi. Simptomat e dispepsit mund të përfshijnë ndjesi të pakëndshme të barkut pas ngrënies, ose mund të keni dhimbje ose ndjesi djegieje në stomakun tuaj.

Dispepsi nuk është një sëmundje, por një simptomë e problemeve të tjera gastrointestinale, siç është ulçera, gastriti ose zbaticë acidi.

Pothuajse të gjithë njerëzit e përjetojnë dispepsin në një moment. Për ta qetësuar stomakun tuaj, mos u drejtoni nga farmacia, por provoni disa përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj.

Më poshtë do zbuloni shtatë ilaçet shtëpiake që mund të ofrojnë qetësim të shpejtë të stomakut tuaj.

1. Çaji i mentes

Çaji i mentes është më shumë se sa një freskues i frymëmarrjes. Ai ka një efekt antispazmatik në trup, duke ndihmuar në lehtësimin e problemeve të stomakut si të përzierja dhe dispepsi. Pini një filxhan çaj nenexhiku pas ngrënies për të qetësuar stomakun tuaj ose mbani disa copa mente në xhep dhe mbajini aromën pasi të keni ngrenë.

2. Caj kamomili

Çaji i kamomilit ndihmon në nxitjen e gjumit dhe heq ankthin. Kjo barishte gjithashtu mund të lehtësojë shqetësimin e zorrëve dhe dispepsin duke ulur acidin e stomakut në traktin gastrointestinal. Kamomili gjithashtu vepron si një anti-inflamator për të ndaluar dhimbjen.

Konsultohuni me një mjek përpara se të pini çaj kamomili nëse merrni një hollues gjaku. Kamomili përmban një përbërës që vepron si një antikoagulant, kështu që ekziston rreziku i gjakderdhjes kur kombinohet me një hollues gjaku.

3. Uthull molle

Uthulla e mollës ka përfitime të shumta shëndetësore, nisur nga ato të lëkurës deri në humbjen e peshës. Ajo ndihmon gjithashtu për të lehtësuar dispepsin.

Nëse keni pak acid në stomak, kjo mund të shkaktojnë dispepsi, prandaj pini uthull molle për të rritur prodhimin e acidit. Shtoni një ose dy lugë çaji uthull molle të papërpunuar në një filxhan me ujë dhe pijeni.

Edhe pse uthulla e mollës është e sigurt, pirja e tepërt ose e patretur mund të shkaktojë efekte anësore siç janë erozioni i dhëmbëve, të vjella, djegia e fytit dhe sheqer i ulët në gjak.

4. Xhenxhefili

Xhenxhefili është një ilaç tjetër natyral për dispepsin sepse mund të zvogëlojë acidin në stomak. Niveli i pakët i acidit në stomak shkakton dispepsi, por edhe niveli i artë i acidit shkakton prap këtë gjendje, prandaj pini një filxhan çaj xhenxhefil sipas nevojës për të qetësuar stomakun tuaj dhe për të hequr qafe dispepsi.

Ziej një ose dy copë rrënjë xhenxhefili në katër gota ujë. Shtoni limon ose mjaltë përpara se të pini.

Kufizoni përdorimn e xhenxhefilit në 3 deri në 4 gram në ditë sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë gaz, djegie të fytit dhe urth.

 5. Farat e kopërit

Kjo barishte antispazmatike gjithashtu mund të shërojë dispepsi pas një vakt, si dhe të qetësojë problemet e tjera gastrointestinale si ngërçet në stomak dhe të vjellat.

Vendosni 1/2 lugë çaji fara kopër të grimcuara në ujë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta para se të pini. Pini çaj kopër sa herë që pësoni dispepsi. Një tjetër mundësi është të përtypni farën e kopër pas ngrënies nëse ushqime të caktuara shkaktojnë dispepsi.

Efektet anësore të mundshme të koprës përfshijnë të vjella dhe ndjeshmëri ndaj diellit.

6. Sode buke (bikarbonat natriumi)

Soda mund të neutralizojë shpejt acidin e stomakut dhe të lehtësojë dispepsi.  Bikarbonat natriumi në përgjithësi është i sigurt dhe jotoksik. Por pirja e sasive të mëdha të sode buke mund të sjellë disa efekte anësore të padëshiruara, të tilla si kapsllëku, diarre, nervozizëm, të vjella dhe spazma të muskujve.

7. Ujë me limon

Efekti alkalik i ujit të limonit gjithashtu neutralizon acidin e stomakut dhe përmirëson tretjen. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni në ujë të nxehtë ose të ngrohtë dhe pijeni disa minuta para se të hani.

Së bashku me lehtësimin e dispepsi, uji me limon është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Megjithatë, shumë ujë me limon mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbit prandaj shpëlajeni gojën me ujë pasi të keni pirë ujë me limon.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet