Këto janë gënjeshtrat e simpatizantëve të organizatës terroriste në Siri (Foto)

Anadolu Agency (AA) ka përgënjeshtruar me fakte iniciativat e simpatizantëve të organizatës terroriste PKK/YPG për të përhapur lajme të rreme dhe manipulime nëpër rrjetet sociale në lidhje me operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

Në një llogari në median sociale e cila filloi të përdorë fotografi nga masakrat në të kaluarën pas fillimit të operacionit antiterrorist turk në lindje të Lumit Eufrat në veri të Sirisë, u pretendua se fotografitë në fjalë janë nga operacionet e mëparshme të ushtrisë turke “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit”.

Në një postim me fjalët “Turqia e ka bërë këtë më parë, a mendoni se nuk do ta bëjë përsëri?”, është përdorur një fotografi nga Masakra në Khojaly në vitet 90.

Montazh me flamurin turk mbi një tank në Jemen

Simpatizantët e organizatës terroriste po ashtu kanë përhapur dezinformata me një fografi të vitit 2018 në të cilën shihet një tank i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite duke u djegur gjatë intervenimit në Jemen, ndërsa mbi të është montuar flamuri i Turqisë dhe është pretenduar se ai është përdorur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Ngjashmërisht, fotografi të korrikut të vitit 2014 të një tanku izraelit të djegur në Gaza, janë përdorur sikur të jenë shkrepur gjatë operacionit në veri të Sirisë.

Në një tentativë tjetër për manipulim, simpatizantët e organizatës terroriste kanë përhapur një fotografi të vitit 2015 gjatë luftës civile në Siri të një njeriu që mban në krahë vajzën e tij.

Po ashtu, një fotofrafi të vitit 2014 të një nëne me fëmijët e saj gjatë luftës civile në Siri, ata u përpoqën ta përhapin sikur të jetë nga operacioni “Burimi i Paqes”.

Llogaritë e afërta me organizatën terroriste kanë shpërndarë gjithashtu fotografi të fëmijëve në një qendër shëndetësore pas sulmeve ajrore në Idlib në muajin korrik, duke shkruar: “Pamjet e fundit pas sulmit të ushtrisë turke”.

Një fotografi e gushtit të vitit 2016 në të cilën shihet një fëmijë i përgjakur në fytyrë si pasojë e një sulmi rus, është prezantuar sikur të jetë shkrepur gjatë operacionit të Turqisë.

Ndërkaq, në përpjekje për të përhapur dezinformata, fotografia e majit të vitit 2014 në Halep ku një sirian mban kufomën e një fëmije është përhapur sikur të ketë ndodhur gjatë operacionin antiterrorist turk.

Manipuluesit në rrjetet sociale kanë bërë montazh mbi një banderolë të organizatës “Greenpeace” mbi një ndërtesë të presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën është shkruar se “(Trump) tradhëtoi popullin kurd dhe vrau kurdët”. Megjithatë, propaganduesit kanë harruar të largojnë mbishkrimin “Greenpeace”.

Një tjetër përdorues në median sociale në përgjigje ndaj manipulatorit ndryshoi me të njëjtën metodë shkrimin mbi banderolë duke iu përgjigjur me shprehjen “Stop përhapjes së gënjeshtrave, i përkeqësoni edhe më shumë gjërat”.

Edhe në operacionet e mëparshme, “Mburoja e Eufratit” dhe Dega e Ullirit”, AA kishte shpalosur të vërtetat rreth manipulimeve dhe dezinformatave të përhapura përmes fotografive të ndryshme nga ana e simpatizantëve të organizatës terroriste.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet