Këto janë ekipet favorite për ta fituar titullin në Vala-Super Ligë – sipas gazetarëve dhe analistëve

Kampioni aktual i Vala Super-Ligës, Trepça ’89, nga katër xhiro ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë. Punët nuk i ka hiç më mirë as Drita, pasi gjendet në vendin e dhjetë me katër pikë, pa çka se ka bërë super përforcime gjatë afatit kalimtar të verës – shkruan Gazeta e Re.

Kreun e tabelës më pikë të barabarta e ndajnë Feronikeli dhe Llapi me nga tetë pikë. Befasi deri më tani po tregohet Vëllaznimi nga Gjakova që pozicionohet në vendin e tretë në krye me trajnerin Ismet Munishin. Ndërsa skuadra më e trofeshme në vend Fc Prishtina, radhitet në vendin e katërt me shtatë pikë.

Rezultatet e deritanishme të skuadrave, kanë mjegulluar çdo gjë. Se kush do të jetë kampion i ri i sezonit 2017/18, çdo xhiro e më shumë, po bëhet e pa qartë.  Edhe pse është fillimi i kampionatit Gazeta e Re, ka kontkatuar me analistë dhe gazetarë të sportit, për t’i marrë mendimet e tyre se kush është skuadra favorite për t’u shpallur kampion.

Analisti sporitiv dhe trajneri i futbollit Ardian Llumnica, në një bisedë me ne, ka thënë se:

“Lufta për titull do të jetë e hapur deri në fund, madje nuk besoj se do të ketë skuadër që bindshëm do ta bëjë diferencën karshi skuadrave tjera, kjo për faktin se pesë –gjashtë  skuadra dallojnë në nuanca të vogla në cilësi”.

Llumnica, që është edhe trajner futbolli, qysh në këtë gjiro, i sheh si ma favorite vetëm disa ekipe. Por, sipas tij skuadra më e mirë sipas që po tregon cilësi, është Prishtina.

“Pavarësisht rezultateve në këto gjiro, gjë që prapë epersia në pike nuk është e madhe, mendoj që Prishtina, Feronikeli, Trepca ‘89, Drita dhe Llapi janë pretendentët kryesorë. Se si do të hecin gjatë rrugës mbetet të shihet, por nëse realisht e shiqojmë cilësin e skuadrave atëherë pa asnjë mëdyshje e them që Prishtina është bindshëm skuadra më e mirë, sipas të gjithë parametrave.Vazhdimisht do të kemi ndeshje të forta, sepse skuadrat janë vetëdijesuar dhe përforcuar mirë, hiç këtu dy-tre skuadra,  do të jetë e vështirë të luash kundër Gjilanit, Drenicës, Lirisë dhe Vëllaznmit”, ka konkluduar ai.

Ndërsa gazetari i njohur sportiv Arbër Avdyli, ka thënë se kampionati i sivjetëm mundë të jetë njëri prej kampionateve më interesant në vitet e fundit. Sipas tij Fc Prishtina, e ka ekipin më të kompletuar dhe është kandidati më serioz në luftë për titull.

“Ende është herët për të kuptuar se kush ka më shumë mundësi për titull, megjithatë mendoj se Prishtina ka ekipin më të kompletuar dhe kandidati më serioz në luftë për titull. Ekip shumë të fortë ka edhe Trepça ‘89. Nuk duhet harruar as Llapin, derisa edhe Feronikeli mund të përzihet në luftë për titull. Mund të jetë njëri ndër kampionatet më interesante në vitet e fundit”, është shprehur Avdyli.

Edhe gazetari i njohur sportiv, Florim Maliqaj, thotë se rezultatet e arritura deri më tani tregojnë se na pret një kampionat shumë interesant dhe nuk do të ketë ndonjë skuadër që mund të bëj ndonjë shkëputje të madhe.

Maliqaj mendon se: “ Në bazë të rezultateve të arritura në katër javët e para, është një matës që tregon se ky kampionat do të jetë shumë interesant dhe nuk do të ketë skuadër që do të krijojë ndonjë shkëputje të madhe në renditje, të paktën jo në stinorin vjeshtor.”

Sipas Maliqajt, nuk është befasi që Llapi dhe Feronikeli, renditen në dy pozitat e para, pasi kanë treguar lojra të mira. Ai ka thurrur elozhe edhe për skuadrën e Vëllaznimit dhe Besës, ndonëse në këtë sezon nuk është pritur shumë nga to.

“Sa i përket skuadrave në krye, Llapit dhe Feronikelit, nuk janë befasi, pasi të dyja kanë treguar lojëra të mira dhe me meritë renditen në dy pozitat e para. Për tu lavdëruar janë edhe paraqitjet e Vëllaznimit, skuadër që po tregon karakter të fortë dhe përveç rezultateve të mira, po shfaq edhe lojë të bukur.Edhe Besa i ka befasuar të gjithë, por për të mirë, pavarësisht problemeve që ka pasur dhe vazhdon të ketë” ka thënë Maliqaj, për Gazetën e Re.

Tutje Maliqaj, si befasi të madhe i ka cilësuar rezultatet jo të mira të Dritës, edhe pse gjatë afatit kalimtar veror ka bërë shumë përforicime.

Sipas tij në garë për titull janë pesë skuadra si: Llapi, Feronikeli, Prishtina, Drita dhe Trepça ’89.

“Befasia më e madhe është Drita e cila edhe pse ka bërë shumë përforcime, nuk ka arritur ende të rezultate që priten, jo vetëm nga kryesia dhe tifozët, por edhe nga opinioni. Por, janë vetëm katër javë dhe distanca në pikë ndërmjet skuadrave është shumë e vogël. Po ashtu, keq kampionatin e ka nisur edhe kampioni në fuqi Trepça ’89, e cila ka dy humbje në katër ndeshje e para. Mitrovicasit e shkarkuan edhe trajnerin Ramadani, shkarkim që ndoshta ka qenë i hershëm marr parasysh që janë edhe 29 xhiro deri në fund, por koha do ta dëshmojë se a ishte problemi te trajneri. Është pritur një start më i mirë edhe i Prishtinës, por si duket kryeqytetasit nuk e kanë gjetur ende lojën e tyre, pasi përveç rezultateve po mungon edhe loja. Mendoj se renditja e Flamurtarit si i fundit dhe Vllaznisë si e parafundit, nuk është reale në bazë të lojës që kanë shfaqur, por dihet që në futboll rezultati është ai që kërkohet. Të dyja këto skuadra kanë shfaqur ndeshje të mira, pasi kam pasur rastin ti shoh nga afër, dhe i kanë humbur disa ndeshje krejt në fund. Sa i përket titullit, është ende herët të flasim, janë vetëm katër javë që kanë kaluar. Megjithatë, Llapi, Feronikeli, Prishtina, Drita dhe Trepça ’89, janë kandidatët kryesorë”, ka përfunduar gazetari sportiv Florim Maliqaj.

Arsim Prepolli, analist sportiv, thotë se, ende as një ekipë nuk e ka bindur deri me tani. Ai madje e ka edhe një vërejtje, sipas tij, ekipet kosovare nuk janë duke bërë lojë atraktive, por lojë të ngadalshme dhe jo të pelqyera për publikun.

“Nuk më ka bindur ende asnjë ekip që të mund të them se është favorit për ta fituar kampionatin. Ekipet janë të baraspeshuara, këtë e tregon edhe renditja për momentin. Nuk shoh lojë atraktive, por lojë të ngadalshme dhe jo të pëlqyera për publikun. Shpresojmë që në vijim të shohim lojëra më të bukura për sy, se publiku me atë qëllim vjen në stadium”, ka potencuar Arsim Prepolli.

Xhiroja e pestë do të zhvillohet nesër e (shtunë) dhe të dielën, ku na presin ndeshje interesante si: Llapi-Besa e Pejës dhe Prishtina-Vllaznia e Pozheranit.

Po ashtu të dielën luhen dy super derbi, Trepça ’89-Gjilani dhe Vëllaznimi – Feronikeli.

Se kush do të shpallet kampion për sezonin 2017/18 në Vala Super-Ligën e Kosovës, na duhet të presim edhe 29 xhiro. Rezultatet e mira të disa ekipeve që janë parë në xhirot e para, i kanë “prodhuar” edhe këto hipoteza që s’janë për t’u hedhur, sepse nuk thonë kot: dita e mirë shihet në mëngjes. /Shkelqim Xhaqkaj/Gazetaere.com/

 

Kategoritë
Lajmet KryesoreSportTema e Ditës

Të ngjajshmet