Këta kandidat të PAN-it po presin të hyjnë në Kuvend, nëse Haradinaj formon Qeverinë

Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Koalicioni i njohur si PAN në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e ka të drejtën për të formuar qeverinë.

E, formimit të qeverisë nga ana e PAN-it do të mund t’ia shohin hajrin kandidatët të cilët janë në pritje.

Indeksonline, ka siguruar listën e kandidatëve të cilët janë në pritje për t’u bërë deputetë.

I pari në listë është ish deputeti i PDK-së, Nait Hasani. Ai në bazë të votave të numëruara duke mos llogaritur ato me kusht dhe të diasporës ka saktësisht 9181.

I dyti në listë të pritjes është Enver Hoti nga Nisma për Kosovën. Ish deputeti i partisë se Fatmir Limajt ka marrë 8892 pa llogaritur ato me kusht dhe të diasporës.

Pas Hotit në listë të pritjes është Fadil Beka më 8851 vota. Lista vazhdon me dy kandidat të AAK-së.

Gani Dreshaj ka 8792 vota, dhe Bekë Berisha 8734 vota. E, Rafet Rama i PDK-së  ka 8639 vota.

Ndërkohë, këta janë kandidatët nga PAN të cilët tashmë kanë siguruar mandatin e deputetit:

 

PDK-AAK-NISMA:

 

1. Kadri Veseli (PDK)

2. Ramush Haradinaj (AAK)

3. Sala Berisha-Shala (PDK)

4. Fatmir Limaj (NISMA)

5. Daut Haradinaj (AAK)

6. Teuta Haxhiu (AAK)

7. Enver Hoxhaj (PDK)

8. Mergim Lushtaku (PDK)

9. Ganimete Musliu (PDK)

10. Memli Krasniqi (PDK)

11. Elmi Recica (PDK)

12. Time Kadrijaj (AAK)

13. Andin Hoti (PDK)

14. Fatmir Xhelili (PDK)

15. Evgjini Thaci-Dragusha (PDK)

16. Agim Aliu (PDK)

17. Bekim Haxhiu (PDK)

18. Blerta Deliu-Kodra (PDK)

19. Haxhi Shala (NISMA)

20. Zafir Berisha (NISMA)

21. Mexhide Mulaku-Topalli (PDK)

22. Bilall Sherifi (NISMA)

23. Milaim Zeka (NISMA)

24. Flora Brovina (PDK)

25. Abdyl Salihu (PDK)

26. Shkumbin Demaliaj (AAK)

27. Luljeta Veselaj-Gutaj (PDK)

28. Ahmet Isufi (AAK)

29. Rrustem Berisha (AAK)

30. Albulena Balaj (NISMA)

31. Nezir Cocaj (PDK)

32. Zenun Pajaziti (PDK)

33. Xhevahire Izmaku (PDK)

34. Xhavit Haliti (PDK)

35. Pal Lekaj (AAK)

36. Leonora Bunjaku (PDK)

37. Hajdar Beqa (PDK)

38. Blerim Kuçi (AAK)

39. Rasim Selmani (AAK) [Safete Hadergjonaj (PDK)]

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet