Këta janë tre persona që kanë një pasuri sa gjysma e amerikanëve

Tre njerëzit më të pasur në ShBA, Bill Gates, Jeff Bezos dhe Warren Buffett, kanë më shumë pasuri se gjysma e popullatës amerikane, apo 160 milionë amerikanë së bashku.

Sipas raporteve zyrtare te publikuara nga revista e biznesit ‘Forbes’ vetëm 3 persona në ShBA posedojnë një pasuri qe është në barasvlerë me pasurinë e gjysmës së popullatës Amerikane, – trasnmeton Gazeta e Re.

Sipas rezultateve përfundimtare, Bill Gates, Jeff Bezos dhe Warren Buffett kanë së bashku një perandori prej 248.5 miliardë dollarësh, që do te thotë sa gjysma e pasurisë totale te popullit amerikan.

Instituti për Studime Politike thotë se rritja e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve ka krijuar një krizë morale dhe se propozimet për ndryshimin e sistemit të taksave të Donald Trump do të thellonin edhe më shumë pabarazitë ekzistuese, sepse 80 për qind e përfitimeve nga taksat do t’i shkonin 1 përqindëshit e të pasurve.

Sipas analistëve miliarderët po vazhdojnë të distancohen nga pjesa tjetër e njerëzve, madje me shkallën më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë. “Ne nuk kemi parë nivele kaq ekstreme të përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit që prej një shekulli më parë”, thanë hartuesit e raportit.

“Forbes” e cilësoi vitin 2017 si një tjetër vit rekord për njerëzit e pasur në Amerikë, ndërsa çmimi për t’u pranuar në klubin më ekskluziv është rritur me 18 për qind, ose në 2 miliardë dollarë.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet