Këta janë kandidatët e koalicionit PAN që kanë fituar më së shumti vota në Prishtinë

Tashmë kanë filluar të dalin rezultatet e para edhe të kandidatëve nga listat zgjedhore. Deri me tash janë zbuluar votat e kandidatëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma në Vushtrri, Klinë, Skenderaj, Deçan, etj, pastaj të koalicionit tjetër LDK-AKR-Alternativa në Kamenicë, një pjesë të Prishtinës, etj.

Lajmi.net ka siguruar rezultat e pjesshme të kandidatëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma në Prishtinës.

Sipas këtyre rezultateve, Kadriu Veseli ka marrë 9963 vota, Ramush Haradinaj 7276, Memli Krasniqi 3100, Shemsi Veseli 1831, Elmi Reçica 1773, Fatmir Xhelili 1569, Hajdar Beqa 1084, Bekim Haxhiu 763, Enver Hoxhaj 2213, Sala Shala 1334 dhe Evgjeni Thaçi 1035 vota.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet