Deputetët e Kuvendit të Kosovës më datë 21 Mars 2018 kanë arritur që të ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8200 ha tokë, transmeton Gazeta e Re.
Me 80 vota pro është arritur votimi në mënyrë që Kosova të përmbushë edhe një prej kushteve bazë për arritjen e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës gjë që nuk ndodhi edhe pas 3 vite.
Gazeta e Re më poshtë u sjell listën e votimeve nga deputetët e Kosovës, ata që votuan pro, kundër dhe ata që abstenuan.
Duhet shtuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes u munduan që të parandalojnë votimin duke përdorur pesë herë radhazi gaz lotsjellës në sallën e Parlamenti.