‘Kërkojmë armëpushim’, pasi që s’mund të përballet kundër Azerbajxhanit dorëzohet Armenia

Armenia është gati të rivendosë armëpushimin në rajonin e Karabakut të Sipërm ku konflikti me Azerbajxhanin këto 5 ditë ka lënë rreth 130 të vrarë.

Pas apelit të Rusisë, SHBA-së dhe Francës, Ministria e Jashtme armene njoftoi se kërkon një zgjidhje paqësore të situatës me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Grupi i Minskut ndërhyri mes palëve edhe në vitin 1994, por presidenti turk Reçep Taip Erdoan një ditë më parë e qortoi përfshirjen e tri fuqive të mëdha.

“Tre shtetet e Minskut, SHBA-ja, Rusia dhe Franca e kanë neglizhuar këtë problem për 30 vite dhe është e papranueshme që përfshihen tani në kërkim të një armëpushimi.”

Në konfliktin etnik, Turqia është pozicionuar kundër armenëve, duke theksuar se paqja varet nga tërheqja e tyre nga Karabaku, territori që vetëshpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në ’91.

Kreu i shtetit francez, Emanuel Makro, akuzoi Ankaranë se po bëhet palë në konflikt duke çuar elementë radikalë që të luftojnë për interes të Azerbajxhanit.

“Ju siguroj se mbi 300 militantë nga Siria janë marrë nga zona e Alepos dhe janë dërguar në zonën e konfliktit nga Turqia. Të gjithë me lidhje me Shtetin Islamik. Këtë informacion e ka edhe Rusia. Kjo sjellje nuk i shkon për shtat një vendi të NATO-s, ndaj Turqia e ka kaluar vijën e kuqe.”

Sulmet e fundit me artileri të rëndë, me tanke dhe raketa kanë rezultuar më fatale për ushtrinë armene, ndërsa Azerbajxhani ka raportuar vetëm 19 civilë të vrarë në tokën e vet.

Palët dështuan me marrëveshjen për paqe në vitin 2010 dhe ndër vite kanë përjetuar episode dhunë në kufijtë mes tyre, duke arritur kulmin të dielën e kaluar.

Kategoritë
BotaLajme