Kërkesë për debat parlamentar për Vettingun

Partia Socialdemokrate përmes deputetes Shqipe Pantina, ka bërë kërkesë për debat parlamentar lidhur me rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues.

Sipas PSD-së, ky proces shihet nga kjo parti si një mundësi që të krijohen mekanizma përmbajtjesorë që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare.

Kjo kërkesë është mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë. Partia Social Demokrate është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të drejtësisë me integritet, profesional dhe të besueshëm”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet