“Kërcenohet”qeveria: Nëse nga nesër nuk lejohen dasmat, faturën e dëmeve do ta paguani ju

Sezoni i dasmave do të filloj me 1 korrik, kështu është shprehur i bindur kryetari i Shoqatës hoteliere të Kosovës, . Ai tha se është i bindur që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nesër do ta ketë të gatshëm manualin e bashkërenduar për të filluar mbajtjen e dasmave nga nesër me një kapacitet mysafirësh deri në 300 persona në të kundërtën sipas tij do t’ia dërgojnë faturat qeverisë për të gjitha humbjet që kanë pasur, shkruan  Post.

“Ne si besojmë lajmit të dhëne dje se nuk do ketë . Nga ministria e Tregtisë ne kemi lajme se nga nesër normalisht fillon çdo gjë. Ne mendojmë që duhet përfillet vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskave si masë mbrojtëse ndërsa me lejimin e masave duhet të fillohet qysh nesër dhe presim nga nesër nga MTI që të dalin me manualin që e kemi bashkërenduar. Nëse qeveria nuk lejon hapjen e tyre ne do ia vendosim në rrethojat e qeverisë faturën e dëmeve të shkaktuar në restorante dhe kafiteri për të cilat do të kërkojmë kompensim nga qeveria pagat e punëtorëve për të cilat do kërkojmë përgjigje” tha Demolli i kontaktuar nga Kosova Post.

Sipas tij, numri i përmendur dje nga kryeministri me vetëm 100 persona të lejuar nuk qëndron sa i përket organizimeve të dasmave.

‘Me dasmat nuk mund të qëndroj vendimi për lejimin e vetëm 100 personave sepse me këtë  numër dasmat nuk mbahen. Sipas bisedave që kemi pasur me zyrtarë të MTI-së do të lejohen 300 persona nga data 1 korrik deri në 1 gusht, kurse pas kësaj date varësisht nga gjendja pandemike do të lejohet numër më i madh mysafirësh’’ shtoj Demolli për Kosova Post.

Ndryshe, kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti dje ka lënë të kuptohet se për shkak të rasteve të  rritura të infektimeve me  ka gjasë që lejimi I dasmave, hapja e pishinave dhe klubeve të natës të anulohet edhe për një kohë,, ndërsa ka paralajmëruar ndalim grumbullimi të personave me shumë së 100 persona.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet