Kërcënimet ndaj myslimanëve, norvegjezet  mbrojnë në mënyrë simbolike një xhami në Oslo (Foto)

Policia e Norvegjisë njoftoi sot se tentativa për një sulm të armatosur në një xhami në periferi të Oslos një ditë para  Festës së Kurban Bajramit ishte një “përpjekje për terrorizëm”.

Policia për rastin e cila ndodhi më 10 gusht tha se gjetjet e para të hetimit treguan se sulmuesi kishte pamje ekstreme të krahut të djathtë (neo-nazist) ku terroristi ishte një krishterë i cili  ishte ksenofob dhe dëshironte të mbillte terror.

Norvegjezi rreth 20-vjeç hapi zjarr të shtunën në një xhami në Berum, një periferi të Oslo, dhe plagosi një person pak para se të mposhtej nga një besimtar 65 vjeçar dhe të arrestohej nga policia.

Sulmet te tilla ka pas edhe me herët ne vendet te ndryshme te Norvegjisë, por sipas mediave ndërkombëtare këto ideologji ekstremiste po vine nga Suedia vend kjo e cila konsiderohet si qendra e islamofobise dhe ksenofobisë (mos-durim ndaj të huajve).

Kërcënimet ende nuk janë shuar, kështu me dhjetëra norvegjez kane marre një aksion për te mbrojtur simbolikisht xhamitë ne këtë qytet. Ata mblidhen çdo dite pranë xhamisë kapen për duar dhe rrethojnë xhaminë.

Ndryshe, para sulmit, ai kishte përmendur në mediat sociale “luftën e racave” dhe mbështeti Brenton Tarranto, i cili vrau më shumë se 50 njerëz në dy xhami në Zelandën e Re në mars. Vërtetësia e këtij mesazhi ende nuk është konfirmuar.

Në Norvegji, ekstremisti i djathtë Anders Breivik vrau tetë vetë në një sulm të korrikut 2011 të një ndërtese qeverie në Oslo dhe 69 në një sulm të armatosur më vonë në një kamp veror të Partisë së Punës në ishullin Utoja.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet