Keni kujdes, ja si do e pësojnë azilkërkuesit mashtrues në Gjermani

Rregullat dhe qasja e re e Gjermanisë ndaj emigrantëve janë sa toleruese aq edhe me karakter ndëshkues, saqë azilkërkuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm, pasi nëse rezultojnë mashtrues do ta pësojnë keq.

Kështu, sipas planeve të treguara nga ministri i Brendshëm Gjerman Horst Seehofer, ata azilkërkues që gënjejnë për identitetin e tyre do të penalizohen. Ai tha për mediat se emigrantëve që iu është refuzuar azili dhe që fshehin identitetin e tyre do ta humbasin “duldung”-un, e njohura si leja e përkohshme për qëndrim.

“Kush e pengon dëbimin e tij, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë e vet, ose nuk është në sigurimin e pasaportës, nuk do ta marrë më në të ardhmen lejen e përkohshme të qëndrimit dhe do të pajiset vetëm me një leje, që shënon se është i detyruar të largohet nga Gjermania”, sqaron gazeta “Die Welt”.

Ashpërsimi i legjislacionit aktual është bërë për të ndalur azilkërkuesit e refuzuar, të cilët e pengojnë vet dëbimin e tyre dhe për t’i dhënë prioritet atyre që për arsye të njohura nuk mund të deportohen, siç është rasti i personave që nuk kanë pasaportë dhe që kanë arsye të forta humanitare, ose për shkak se në zonën e banimit të personit nuk ka fluturime pasi mund të jetë një rajon krize.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane ka sqaruar se azilkërkuesit janë i vetmi grup i të huajve që nuk ndiqet penalisht në Gjermani, kur gënjen për identitetin, pasi deri më sot masa e vetme ndaj tyre është gjobitja, por kjo do të ndryshojë.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet