Këngëtari i njohur Mesut Kurtish në Prizren, sonte do të performojë në kuadër të “SelamFest”

Mesut Kurtish i lindur ne vitin 1981 ne Shkup, Maqedoni e Veriut, që në moshë të re e verën se ka një lidhje të madhe me muzikën, ku më pas ai shkon të performojë nëpër klube sociale, xhamia, dhe konferenca të ndryshme në vendet e Ballkanit, Lindje të Mesme dhe në Lindje të Largët, njofton Gazeta e Re.

Në një prononcim ekskluziv për “Gazeta e Re”, Kurtish tha se është kënaqësi që do performoj në kuadër të festivalit “SelamFest” në Prizren.

“Gjendem në qytetin historik të Prizrenit ku sonte do të perfromoje në kuadër të festivalit SelamFest, kjo është një kënaqësi për mua andaj falënderoj organizatorët e kësaj festivali, Shoqatën ARASTA dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për ftesën që më kanë bërë”, tha Krutish.

Albumi i tij i parë “Salawat” është mirëpritur me të madhe nga adhuruesit e muzikës islamike anembanë botës, nga ku dhe ai fillon të njihet si një ilahist i ri por mjaft i pëlqyer nga publiku i gjerë.

“Mund të them se albumi im “Salawat” është pikënisja ime në këtë fushë në aspektin profesional, kam marrë pjesë në koncerte dhe evente të ndryshme anembanë botës, kam performuar në vendet e Ballkanit, në shtet e Lindjes së Mesme, në Lindje të Largët, Indi, Pakistan, Malajzi. Këtu në Ballkan kemi një kulturë interesante të muzikës, andaj dhe unë me stilin tim dua që kjo lloj muzike të njihet edhe më shumë”, shtoi ai.

Ndryshe, Mesut Kurtesh i vazhdoi studimet në Shkup dhe më pas udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar ku ai diplomoi  në “Human Science” në Universitetin Lampeter.

Albumet e tij janë:
Salawat
Beloved
Tabassam
Balaghai Ula

Ilir Gashi nga OJQ “ARASTA”, tha për “Gazeta e Re” se ky festival në të ardhmen do të mbahet tradicionalisht gjatë verës, dhe se çdo edicion e “Selam Festit” do ketë temën e saj që ka të bëjë me promovimin e vlerave humane, ndërsa këtë radhë është zgjedhur paqja.

“Ne edicionin e parë e SelamFest kemi zgjedhur paqen, ku motoja është “Paqja fillon me ty” kjo temë që ndërlidhet edhe me emrin e festivalit. Sot zyrtarisht e hapëm festivalin, kemi një interes të madh jo vetëm nga qytetarët e Prizrenit por kemi mysafire edhe nga vendet e rajonit, festivali do të zgjas tre ditë dhe do të përmbyllet të dielën” theksoi ai.

Në kuadër të edicionit të parë të “SelamFest”-it është paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh nga fusha shkencore, kulturore, artistike dhe argëtuese, ndërsa festivali është hapur sot në ora 19:00 në kejin e Lumbardhit në Sheshin Shatërvan me promovimin e veprimtarisë shkencore të, Nexhat Ibrahimit e cila do te vijoj me koncert ku do te performojne Mesut Kurtishi dhe Egzon Ibrahimi. /Gazetaere.com/

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet