Këngëtari amerikan, R.Kelly xhiron të miturën duke e dhu nuar, familjes ia mbyll gojën me 2 milionë dollarë

Dalin detaje të reja në rastin e ish-yllit të R’n’b R. Kelly.

Deri më tani, R.Kelly është akuzuar për ‘burgosjen’ e femrave të reja në shtëpinë e tij në Atlanta, duke u sjellë ndaj sikur ato të ishin skllevër seksualë.

Shumë prej tyre ai i njohu kur ishin ende të mitura, dhe pas viteve të zemërimit, paditë u grumbulluan në gjykatë, transmeton KosovaPress.

Thuhet se ekziston një xhirim ku këngëtari duket duke përdhunuar një të mitur, dhe ai i kishte paguar familjes së saj dy milionë dollarë për të mos dëshmuar në gjykatë.

Disa nga vajzat janë ende në banesën e tij, dhe prindërit e tyre kanë frikë se R. Kelly mund t’i vrasë nëse dëshmojnë kundër tij në gjykatë.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Jerhonda Pace, e cila arriti të ikë nga Kelly.

“Isha një nga vajzat që desha të vetëvritem për shkak të tij. Ata që thonë se këto vajza janë rritura dhe se ky është vullneti i tyre, më mirë është që të shikojnë  punët e tyre,” shkroi Pace në Twitter.

Një nga viktimat ra dakord të vinte në banesën e R.Kelly në Atlanta, ku më pas u mbyll në dhomë ku qëndroi tri ditë pa ushqim dhe ujë. Pasi i sollën të ha ushqim, ajo humbi vetëdijen dhe më vonë e kuptoi se Kelly e kishte abuzuar seksualisht në gjendje të droguar.

Gjithsej 18 akuza janë ngritur kundër Kelly dhe ndërkohë pritet gjykimi.

Këngëtari ka thënë se ndihet i pafajshëm dhe ai tash mbrohet në liri.

“Ndaloni! Nuk kam bërë asgjë. Luftoj për jetën time”, deklaroi kohë më parë këngëtari në një intervistë për media me lot në sy.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet