KEDS me dy projekte investive në Llozicë

Investimi i rradhës që i vie rajonit të gjërë të Gjakovës nga KEDS, është ai në fshatin Llozicë.

KEDS ka zgjidhur problemin e kahmotshëm me dy projekte madhore investive, për mëse 200 konsumatorë të kësaj ane.

Trafostacione të reja, rikonstruktimi i rrjetit të tensionit të ulët, ndërtimi i lartëpërçuesit 10 kilovatësh dhe montimi i 100 shtyllave të reja të betonit, janë disa nga investimet që Llozicës i kanë ardhur në kuadër të dy projekteve të realizuara sipas dinamikës së paraparë, njoftojnë në KEDS.

Në mesin e 194 konsumatorëve përfitues në lagjet Zogaj dhe Foniqt, është edhe Arbnor Dobruna, i cili shprehet i lumtur që projekte të tilla kanë arritur në këtë anë.

“Investimet që shihen, se pari i kanë dhënë gjallëri fshatit. Shpresoj se kanë ulur edhe rrezikun e avarive serioze. Llozica ka pasur nevojë tash e shumë vjet për investime. Këtu në të kaluarën nuk kanë funksionuar as amvisëritë më elementare për jetën, si pasojë e tensionit të ultë dhe jo stabil”, shprehet Dobruna.

Vetëm në lagjen Zogaj KEDS nga ngritur 58 shtylla të tjera të reja nga betoni si dhe ka investuar në shtrirjen e rreth 2 mijë e 500 metrave kabllo të re.

Ditë më parë në një deklarim për media Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përgëzuar KEDS-in për projektet investive që ka shtrirë gjatë vitit 2016 në rajonin e Gjakovës, duke u shprehur se pret projekte të tilla edhe gjatë këtij viti./kp/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet

  • Haradinaj me plan për kalimin e Demarkacionit

    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, dhe kundërshtari kryesor i Demarkacionit aktual me Malin e Zi, ka thënë se ka plan se si ta zgjidh këtë çështje....
  • Veseli: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen

    Gjatë një interviste në “Xing me Ermalin”, ish-kreu i kuvendit Kadri Veseli ka folur për Shqipërinë e Madhe dhe alternativën që një ditë Kosova dhe Shqipëria të jetë një...
  • Protestë kundër G7-tës

    Pas përfundimit të Samitit G7 në Sicili, është mbajtur një protestë kundër G7-tës, ku ka pasur përleshje mes demonstruesve dhe policisë, raportojnë mediat italiane. Oficerët e policisë u përleshën...
  • Shpëtohen 10.000 emigrantë të brigjet e Libisë

    Më shumë se 10.000 emigrantë janë shpëtuar në brigjet të Libisë, në katër ditët e fundit. Por gjatë këtyre aksioneve nuk është arritur të shpëtohen të gjithë emigrantët, pasi...