KB Bashkimi, skuadra e tretë që siguron gjysmëfinalen e kupës

KB Bashkimi është skuadra e tretë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 90:76 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Mizahir Isma’.

Skuadra e Bashkimit më meritë mori këtë fitore, duke dominuar në pjesën më të madhe skuadrën e Feronikelit.

Çerekun e parë të ndeshjes, KB Bashkimi e fitoi 29-16, ndërsa i dyti, i takoi Feronikelit, me rezultat 23:20.

Diferenca e madhe në rezultat u bë në çerekun e tretë, kur ‘Arpagjikët’ fituan 27:14.

Feronikeli u paraqit mirë në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 23:14, por që nuk solli ndryshime në rezultatin e përgjithshëm.

Dy skuadrat tjera që kanë siguruar gjysmëfinalen janë KB Peja dhe KB Rahoveci.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet