‘KAUZA jonë është KOSOVA!’

Nga Beni Kizolli

Përderisa Turqia, para shumë kohësh, po përjetonte një krizë të thellë socio-politike, një mendimtar kish pas thënë:

“Më nuk mund të thirremi në emër të së djathtës apo në emër të së majtës. Në dispozicion e kemi vetëm një shtet, e në anën tjetër – tradhtarët shtetit.”

Nisur nga realiteti nëpër të cilin po kalon vendi ynë, mund të themi që: moralisht, nuk kemi kredibilitet sa të thirremi në historinë e fundit. Për të arritur te pushteti, sikurse çdo vlerë tjetër, edhe këto janë instrumentalizuar.

Edhe pas të gjitha dështimeve, përgjatë këtyre dy dekadave, kemi dy lloje të  përpjekjes: mbajtja e pushtetit në emër të historisë dhe përpjekja për ndërtimin e shtetit për të shkruar vet historinë.

“Kapësit”, për mbajtjen e pushtetit sakrifikojnë edhe vet shtetin. Madje çdo gjë që u ofrohet nga të mirat e shtetit, vetëm për ta mbajtur pushtetin. Për hir të kësaj, ata e harrojnë edhe mirëqenien tonë.

Si përfundim, në zgjedhjet e radhës, duhet të kemi dy rreshtime: njëra do të luftoj për pushtet dhe shpresoj se do të kemi edhe tjetrën që do të bëjë përpjekje për shtet.

Mos ma përmend varfërinë tënde, e di, e kam përjetuar.

Mos ma përmend rrezikun e humbjes së pasurisë që posedon, e di, kam përjetuar.

Mos ma përmend perspektivën akademike që meriton, e di, kam përjetuar.

Po ta përkujtojë përpjekjen e armikut, një shekull plotë dhunë, krime, e masakra për ta sunduar këtë vend.

Ja do presim nënçmimin historik të radhës, ku do të përndiqemi, përdhunohemi, persekutohemi.

Ose do të sakrifikojmë një jetë duke u përcaktuar për kauzën, duke u përkushtuar për kauzën, duke qenë përgjegjshëm për jetësimin e kauzës.

KAUZA jonë është KOSOVA!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet