Kategoria e barazisë mes shteteve është reciprociteti

Shkruan: Albinot Maloku

Dyanshmëria mes palëve konsiderohet si aktë i respektimit të barazisë së tyre në të gjitha raportet me të cilat ato tangojnë. Kjo dyanshmëri përfaqësonë në terma të së drejtës ndërkombëtare reciprocitetin. Barazia nuk është e vlefshme përderisa njëra palë e trajtonë palën tjetër të ndryshme nga ajo. Kur shtetet njihen mes vete, ato sipas së drejtës ndërkombëtare funksionojnë sipas parimit të reciprocitetit. Ky parim ka pranueshmëri universale dhe si i tillë miratonë sjelljet e caktuara të një shteti, si përgjigje ndaj veprimit të ngjashëm, i cili veprim është miratuar nga shteti tjetër.

Në rastin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit nuk e njeh të parën ende nuk kanë arritur të funksionojnë mbi parime reciproke të ndërsjelljes. Kërkesa e vazhdushme që Kosova të provojë sjellje të njejta ndaj Serbisë për veprimet e saja, pra të instalojë në këto raporte reciprocitetin, nuk është se gjeti përgjigje adekuate. Serbia që prej kur Kosova u çlirua në vitin 1999 nga okupimi serb, e posaqërisht pas shpalljes së pavarësisë në 2008, asnjëherë nuk pushojë se minuari lëvizjet e Republikës së Kosovës.

Metodat e Serbisë për ta penguar e minuar shtetin e Kosovës vetëm ndryshonin formën por assesi përmbajtjen. Ishte lufta e vitit 1999, më pastaj pengesat e lufta e njëpasnjëshme politike deri te shpallja e pavarësisë. Pas këtij akti të Kosovës, Serbia e nisi edhe luftën juridike pran Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke kërkuar mendim juridik nëse pavarësia po shkelte të drejtën ndërkombëtare. GJND tha se pavarësia e Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare. Lufta për ta penguar shtetin e Kosovës nga Serbia morri forma tjera. Pengojë anëtarësimet në organizma ndërkombëtar, nxiti një dialog në 2011 edhe pse dialogu ishte i tejkaluar, shfuqizojë përmes një lobimi agresivë njohjet nga disa shtete që i kishte marrë Kosova. Në këto sjellje të Serbisë karshi Kosovës, kjo e fundit pati një qasje vetëm defanzive. Në 2018, si pasojë e veprimeve të Serbisë, ku ajo e pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e UNESCO, Qeveria e Kosovës vendosi masa tregtare, duke aplikuar tarifen pre 100% ndaj produkteve serbe. Serbia ndërpreu dialogu dhe u angazhua për të larguar tarifen. Qeveria u rrëzua e me të edhe tarifa. Qeveria e pas zgjedhjeve të 2019, e drejtuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes, aplikojë masën graduale të reciprocitetit.Reciprociteti i vendosur nga Qeveria e Kurtit nuk u përkrah njëzëri nga sepktri politik në Kosovë, por përkundrazi ai u refuzua e po ashtu ndodhi edhe shkarkimi i Qeverisë. Dorë në këtë patën edhe faktorët ndërkombëtar, e të cilët kanë ditur të kenë raport dyftyrësie ndaj Kosovës.

Duke i analizuar hapat dhe veprimet e Serbisë ndaj Kosovës, vendosja edhe mbajtja e parimit të reciprocitetit do të ishte hapi më i duhur. Shto këto edhe ftesën e shumë viteve të lidershipit politik në Luginë të Preshevës, që Kosova të vendoste e të kërkonte qasje reciproke të të drejtave të njëriut për shqiptarët që aktualisht jetojnë brenda hapësirsë shtetrore të Serbisë, sikurse serbët që jetojnë në hapësirën shtetërore të Kosovës. Kategoria e marrëdhënieve reciproke të cilat do të duhej ti mbante Kosova ndaj Serbisë, përfshinte një gamë të madhe. Janë marrëveshjet e arritura në Bruksel përmes dialogut, e të cilat në numër jo të vogël nuk aplikohen nga Serbia, e nga Kosova po. Lëvizja e lirë mes qytetarëve të të dyja vendeve nuk është e njëjtë. Dokumentet përkatëse të të njëjtës fushë nuk kanë peshë të barabart. E shumë të tjera.

Vendosja e reciprocitetit nga Kosova dhe ruajtja e këtij parimi të së drejtës ndërkombëtare do ta vlerësonte shtetin e Kosovës si të barbart në marrëdhënie me Serbinë. Injorimi e refuzimi i këtij parimi është pranim i mos-barazisë së Republikës së Kosovës me shtetet tjera.

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet