Katari dhe Libia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë

Kryeministri Al-Thani, si dhe Siala dhe Bashagha nga pala libiane dëshmuan nënshkrimin e marrëveshjes tre-vjeçare nën të cilën të dy vendet pritet të rrisin bashkëpunimin, veçanërisht në fushat e kundër-terrorizmit dhe krimit të organizuar

Katari dhe Libia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në bashkëpunimin e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve e Katarit raportoi se Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, realizoi bisedime në Doha me një delegacion të qeverisë së Libisë mbi zhvillimet e fundit në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

QNA tha se bisedimet me delegacionin e kryesuar nga kryediplomati libian, Mohamed al-Taher Siala dhe ministri i brendshëm libian, Fathi Bashagha, u fokusuan në mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dypalësh midis Dohës dhe Tripolit.

Në kuadër të vizitës zyrtare, delegacioni libian po ashtu u prit nga kryeministri i Katarit dhe ministri i brendshëm, Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani.

Kryeministri Al-Thani, si dhe Siala dhe Bashagha nga pala libiane dëshmuan nënshkrimin e marrëveshjes tre-vjeçare nën të cilën të dy vendet pritet të rrisin bashkëpunimin, veçanërisht në fushat e kundër-terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Katari është një nga mbështetësit kryesorë të qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht kundër komandantit luftarak, Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga disa vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Rusinë dhe Francën.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet