Kasımpaşa transferoi futbollistin kosovar Florent Hadergjonaj

Hadergjonaj nënshkroi kontratë 3-vjeçare me klubin turk.

Klubi i Superligës Turke, Kasımpaşa, ka transferuar futbollistin kosovar Florent Hadergjonaj.

Hadergjonaj sezonën e kaluar ishte në huazim në Kasımpaşa nga klubi anglez Huddersfield.

Në deklaratën e bërë nga ueb faqja e klubit thuhet se, futbollisti sot ka nënshkruar kontratën 3-vjeçare me klubin nga Stambolli.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës në futboll me fanelën e Kasımpaşa sezonën e kaluar luajti në 13 ndeshje.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet