Kashmiri një konflikt i papërfunduar

Shkruan: Ekrem Paci

Siguria globale është peng i disa konflikeve rajonale që kërcenonjë  paqen dhe sigurinë ndërkombëtare  që gjenezën e tyre konfliktuale  e kanë që nga mbarimi i  Luftës së Dytë Botërore, sikurse që është edhe rasti konfliktit të Kashmirit.  Zona e Kashmirit gjendet në Azinë Jugore dhe është një zonë e rëndësishme strategjike si në aspketin ekonomik, ushtarak ashtu edhe gjeografikisht përshkak të tokës pjellore dhe të pasurisë të saj nëntokësore. Sipërfaqja tokësore e Kashmirit është e pasur me minerale nëntokësore siç janë; bakri, hekuri, zinku, mermeri etj.  Kashmiri është një nga zonat më të pasura në botë për sa i përket arit, ndërsa vargmalet më të larta në botë janë në Kashmir. Kashmiri e ka një sipërfaqe tokësore më shumë se 200.000 km², me një popullësi mbi 12 milionë banorë. Mbi 90 % të popullatës i takonjë besimit İslam. Zona gjeografike e Kashmirit, në jugë kufizohet me Indinë, në pjesën perëndimore me Pakistanin dhe në lindje dhe në veri kufizohet me Kinën. Kashmiri është i ndarë në tri administrata, Jammu, Ladakh dhe Gilgit .

Problemi i Kashmirit është një rast botëror për arsyje se eksponentët kryesor që janë të përfshira në këtë çështje janë tre shtete të fuqishëm, në aspketin ushtarak dhe që posedonjë njëkohësisht, edhe armë bërthamore siç është Pakistani, India dhe Kina. Por konflikti i vazhdushëm për këtë zonë zhvillohet, mes Pakistanit dhe Indisë. Ky konflikt,  ndonjëherë me përmasa të mëdha, ka hyrë në vitin e tijë të  72-të. Sipas studiuseve  në marrëdhëniet ndërkombëtare, ky konfliktë mes dy shteteve ka karakter si fetar ashtu edhe irredentistë . E para në aspketin fetar, Pakistani dëshiron që shumica muslimane në Kashmir,  të çlirohet nga torturat dhe vrasjet e herëpas hershme nga pakica fetare hinduse dhe që të bashkohet me shtetin pakistanez. E dyta në aspketin irredentistë, të dy shtetet pretedonjë që zona e Kashmirit historikisht dhe ligjërishtë i  përketë atyre. Pakistani është i njohur si i vetmi shtet musliman, me armë bërthamore në botë dhe  mendohet të ketë midis 140-150 armë bërthamore. Ndërsa India,  vlerësohet të ketë mes 130-140 armë bërthamore. Pra fuqia ushtarake e këtyre dy shteteve, në bilacin e fuqisë bërthamore thuajse është e barabartë. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike gjatë vitit 2018,  India ka shpenzuar  58 miliardë dollarë për ushtrinë, ndërsa Pakistani ka shpenzuar 11 miliard dollarë. Sot, defacto 45% e Kashmirit menaxhohet nga India,  35% e Kashmirit është nën administrimin e Pakistanit dhe  20% e mbetur dominohet nga administrata kineze.

Si İndia ashtu edhe Pakistani, ishin koloni britanike të cilat gjatë vitit 1947 e kanë fituar pavarësin  e tyre,  por statusi i Kashmir nuk u qartësua dhe  ështe  lënë si një “zonë neutrale”  duke bërë që paqja dhe siguria  e Azizë Jugore, edhe në ditët e sotshme të jetë viktimë e kësaj paqartësie. Tre  konflikte të mëdha janë zhvilluar midis Indisë dhe Pakistanit në vitet 1947-1948, 1965 dhe 1971. Konflikti i parë, u zhvillua menjëherë pasi India dhe Pakistani fituan pavarësinë e tyre. Por me hyrjen e Pakistanit në rajonin Jammu në Kashmir, India zhvilloi një luftë të ashpër ndaj muslimaneve në rajonin Jammu, njëkohësisht ka kryer edhe gjenocid ku vetëm gjatë muajeve shtator- tetor të vitit 1947, kishte vrarë dhe masakruar 200.000 mijë muslimanë të Kashmirit. Pakistani,  e humbi këtë luftë sepse nuk ishte në gjendje të përballonte luftën për arsyje se India artelerinë e rëndë ushtarake britanike, e kishte trashëguar nga britanikët. Në territorin e Kashmirit me 24 tetor të vitit 1947, u themelua Republika Islamike e Azadit.  Republiken e Azadit  në arenën ndërkombëtare  nuk e ka njohur asnjë shtet, përpos Pakistanit. Në gusht të vitit 1965, Pakistani përsëri e kishte sulmuar rajonin e  Jammu në Kashmir  me ushtrinë e saj. Lufta që filloi mes këtyre dy shteteve ishte  beteja më e madhe me tanke që u përdoren që nga Lufta e Dytë Botërore. Por me presionin e Kombeve te Bashkuara, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik  me 23 shtator të vitit 1965, arrihet armëpushimi dhe luftimet pushuan në një masë të madhe.  Edhe pse tanket dhe arteleria e rëndë nuk u përdorën midis Indisë dhe Pakistanit, konfliktet kufitare vazhduan. Në vitin 1966 Bashkimi Sovjetik  mblodhi së bashku krerët e Pakistanit dhe Indisë në kryeqytetin e Uzbekistanit dhe dy palët ranë dakord që të tërheqin ushtrit e tyre dhe që të arrihet një paqe mes tyre. Kjo marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare, njihet si marrëveshja e Tashkentit. Në vitin 1971,  në territorin e Pakistanit  filloi një luftë civile  në mes Pakistanit Perëndimor dhe Pakistanit Lindor( Bangladeshit ). Arsyja ishte që Pakistani Lindor, pretedonte që nuk merrte mbështetje  ekonomik dhe politike të plotë  nga Pakistani  Perëndimor. Pakistani argumentonte se kryengritjet në Pakistanin Lindor, e kishin përkrahjen e drejtëpërdrejtë të Indisë dhe kjo ishte  arsyeja e vërtetë e luftës midis Pakistanit dhe Indisë. Edhe pse Kashmir nuk ishte një nga shkaqet kryesore të kësaj lufte, ai ishte një nga rajonet më të prekur. Pakistani e humbi luftën ndaj Indisë dhe me 15 dhjetorë të vitit 1971, u krijua shteti i Bangladeshit .

India dhe Pakistani, kanë kaluar nëpër periudha të ndryshme të tensionimit të gjendjes së tyre ndonjëhere të shkallës së lartë të konfliktit , por ishte faktori ndërkombëtarë ai që e parandaloj një  përleshje të drejtëpërdrejt mes tyre. Konflikti i fundit, që ka ndodhur në mes Indisë dhe Pakistanit ka qenë shkurti i vitit 2019, kur shteti pakistanez i rrëzoi dy aeroplanët luftarak të Indisë dhe duke kapur një pilot indian peng. Por për të parandaluar përshkallëzimin e krizës mes dy vendeve Pakistani e ka liruar pilotin indian. Ekzistonjë disa konkluzione  pse India nuk mundet të heq dorë nga zona e Kashmirit. Njëra prej tyre më kryesore, është që India, është vendi i tretë më i populluar musliman në botë dhe sipas statistikave  që janë bërë në Indi, jetonjë mbi 180 milionë musliman. Nëse India  e jep të drejtën Kashmirit, që të pavarësohet apo që të bashkohet me Pakistanin, rrezikohet që në të ardhmen muslimanët e Indis të mobilizohen dhe që të krijonjë një shtet të ri mbrenda territorit Indian.

Roli i Kinës në zonën e Kashmirit

Kina, si aktori kryesor në Azinë Jugore, gjatë fillimit të luftës  në Kashmir ka mbajtur qëndrim neutral  si ndaj Pakistanit ashtu edhe ndaj İndisë, deri tek vitet e 1950. Por me përfshirjen e Pakistanit në aleanca me botën perëndimore, Kina ka qenë e kujdesshme në kontaktet e saj me Pakistanin.  Në  vitin 1951, filluan tensionet që të ngriten  midis Kinës dhe Indisë për tre arsyje kryesore, e të cilat ndikuan në fund që të zhvillohet lufta në mes tyre në vitin 1962. E para, ishte çështja e Tibetit ku Kina kishte filluar një operacion ushtarak me qëllim  të integrimit të vendit dhe mbrojtjen e kufijve. India ishte ajo e cilia  bëri deklarata të ashpra duke e kritikuar Kinën për operacionet ushtarake, ndërsa si çështje e rëndësishme në këtë periudhë ishte rasti gjatë vitit 1959, kur udhëheqësi fetar i popullit Tibet Dalai Lama u strehua në Indi. Përkundër kërkesave të shumta nga shteti  Kinez, India nuk e ekstradojë  Dalai Lamën në Kinë. E dyta, çështja e vijave kufitare të cilat ishin hartuar nga anglezët në vitin 1914. Për Indinë, këto vija kufitare ishin të pranushme dhe i referoheshin hartave angleze. Por Kina,  kishte demantuar Indinë duke  deklaruar që hartat që ajo përdor përfshin territoret e saj.  E treta, ishte çështja e ndërtimit te autostradës kineze. Kina është përpjekur të ndërtojë një autostradë që rrethon tërë gjeografinë kineze, por kishte hasur në dy probleme serioze. Autostrada kineze ose do të kalonte përmes Aksai, i cili ishte pjesë e rajonit të Kashmirit, nën sundimin e Indisë, ose do të kalonte nëpër shkretëtirën Taklamakan, që ishte shumë e vështirë të ndërtohet autostrada. Midis këtyre dy opsioneve, Kina  vendosi të kalojë autostrada nëpër rajonin Aksai që ishte nën sundimin Indian. Dhe ky vendim ishte një nga shkaqet kryesore të luftës.  Për Kinën, territori Aksai e që është  pjesa lindore e Kashmirit është  një bazë e  rëndësishme strategjike për të implementuar interesat e saj në rajon. Gjatë luftës së vitit 1962 Kina,  kishte fituar luftën kundër Indisë. Kina hedh poshtë pretendimet se Kashmiri është një pjesë integrale e Indisë. Edhe gjatë viteve 1970, Kina dhe India kishin marrëdhënie të përkeqësuara ndërmjet tyre. Kjo ka bërë që politika e jashtme kineze, të mbështetë politikat pakistaneze në raport me Kashmirin. Me fillimin e viteve 1980, politika jashtme e Kinës është zhvendosur nga një qëndrim pro-pakistanez, duke e adoptuar parimin e neutraliteti midis Pakistanit dhe Indisë në çështjen e Kashmirit,  e në veçanti  ka  luajtur rolin e një pale të tretë, duke ndihmuar në zbutjen e tensioneve midis dy shteteve .

Kina si një fuqi ekonomike në botë, ka krijuar marrëdhënie ekonomike dhe  tregtare si me Pakistanin ashtu edhe me Indinë. Kina ,India dhe Pakistani janë  anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Shanghai (OBSH). Kina dhe Pakistani gjatë vitit 2013, e kanë themeluar një projekt të përbashkët i quajtur “Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan” (CPEC). Sipas të dhënave të vitit 2018, Pekini investoi 20 miliardë dollarë në CPEC. Në periudhën e fundit,  ekonomia  e Indisë, ka një rritje ekonomike të sukseshme në tregun botëror dhe zhvillimi ekonomik ka një rëndësi të madhe për këtë shtet dhe në të njëjtën kohë shteti indian, nuk ka luks që të dëmtojë këtë përparim të saj, duke u konfrontuar në menyrë direkte me Pakistanin.  Por nga ana tjetër ka edhe një dimension bërthamor  mes dy shteteve që e parandalonë këtë konflikt, të rrezikshëm për rajonin dhe botën në përgjithësi. Kina nuk ka ndonjë plan konkret  në të ardhmen për zgjidhjen e problemit të Kashmirit, për të siguruar paqen në Azinë Jugore,  por e percepton si një çështje të brendshme të Pakistanit dhe të Indisë dhe nga ana tjetër është kundër çdo tendence që në të ardhmen e afërt Kashmiri të ketë të drejtën e saj për vetëvendosje, sepse drejta e Kashmirit për vetëvendosje, do të ketë një ndikim negativ në rajonet Ujgure dhe Tibet.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet