“Kasapja” e Mianmarit, Suu Kyi për herë të parë viziton Arkanin (Foto)  

Udhëheqësja e shumë-kritikuar e Mianmarit Aung San Suu Kyi ka arritur në zonën e Arakanit për herë të parë që nga shpërthimi i dhunës në fund të gushtit, transmeton Gazeta e Re.

Ajo po viziton kryeqytetin e rajonit Sittwe dhe qytete të tjera budiste, e shoqëruar nga një ekip i gjerë i cili po kujdeset për sigurinë e saj. Sipas deklaratës zyrtare, vizita e saj është paparalajmëruar si njëditore.

Ajo është kritikuar nga bota për mos ndalim të ushtrisë në persekutimin e muslimanëve rohingya, pas daljes në sipërfaqe të akuzave për spastrim etnik. Deri tani po dihet se 600 mijë muslimanë Rohinganez kanë ikur në Bangladesh që nga 25 gushti.

Shtet ndërkombëtare njashtu dhe zyrtarë të OKB-së kanë thënë se ushtria e Mianmarit po bën spastrim etnik duke ushtruar një dhunë marramendëse kundër muslimanëve rohingya, madje behej fjalë për sanksione të ndryshme, po si çdo herë edhe kësaj radhe pretendimet e OKB-së mbeten vetëm në fjalë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet