Kartat e debitit dhe kreditit zëvendësojnë parat e gatshme?

Kartat e debitit dhe kreditit i marrin vendin parave në dorë

Kartat e debitit dhe kreditit llogarisin më shumë se gjysmën e gjithë transaksioneve të kryera në dyqane në Britaninë e Madhe, vitin që shkoi. Ky është rezultati i një ankete të zhvilluar së fundmi.

Sipas nje lajmi te Business Mag, anketa vjetore e pagesave, e kryer nga British Retail Consortium (BRC), shoqeta e dyqaneve të Britanisë, është e bazuar në shembuj nga 50% e të gjithë industrisë.

Ata zbuluan se kartat janë bërë dominante ndërkohë dyqanet investojnë në mënyra të reja pagesash. Kjo ka çuar në një shërbim më të mirë ndaj klientit dhe zgjedhje në mënyren e pagimit, dyqan ose online.

Kartat e debitit janë përdorur për 8.1 bilionë transaksione me vlerë £189.6 bilionë. Kartat e kreditit për 2.2 bilionë transaksione me vlerë £71.9 bilionë paund. Dhe cash 8.1 bilionë transaksione, me vlerë £81.5 bilionë.

Volumi i transaksioneve të kartave të debitit është rritur me 4.5% duke përfshirë 42.6% të transaksioneve. Transaksionet cash kanë rënë me 4.5% duke përfshirë 42.3%. Kartat e kreditit kanë qëndruar në nivelin 11.4%.

Përdorimi i “pagesave pa kontakt” (teknologjia RFID), ka qënë një faktor i rëndësishëm në këto rezultate. Konsumatorët përfitojnë nga avantazhi ndërkoh që gjithçka sa ka ardhur dhe është thjeshtësuar. Tashmë, 10 vite nga prezantimi i kësaj teknologjie, konsumatorët kryejnë edhe transaksione më të vogla nëpërmjet kësaj teknologji. Vlera mesatare e një transaksioni në vitin 2013 ishte £30.53, ndërsa në 2016 ishte £25.40.

Ky trend vazhdon ndërkohë që shumë transaksione kryen jo vetëm nëpërmjet kësaj metode, por edhe pagesave nga celulari.

Sipas BRC, 68% e dyqaneve pa shitës pranonin këtë metodë në vitin 2016.

Anketa më tej thotë se dyqanet janë duke investuar në software dhe hardware në mënyrë që të pranojnë edhe forma të tjera. Të tilla janë ApplePay, AndroidPay, SamsungPay.

Andrew Cregan, këshilltar pranë BRC, u shpreh se e gjithë kjo investime janë ndihmuar edhe nga EU Interchange Fee Regulation (IFR).

“Qeveria duhet të veprojë dhe të vazhdojë benefitet e IFR për dyqanet dhe konsumatorët, pasi Britani të largohet nga Bashkimi Europian. /WARC

 

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet