Kapërcimi i Ylberit: Pse u Tkurrën Partitë me Sfond Fetarë në Kosovë?

Shkruan: Ekrem Zajmi*

Se a i duhen Kosovës këto lloj partish apo jo, përgjigjen më të saktë e ka dhënë elektorati në disa palë zgjedhjesh. Qytetarët e këtij vendi, duke i përfshirëështë myslimanët praktikues, janë tëinteresuar që interesat e tyre të i adresojnë përmes partive politike me program gjithëpërfshirës. Sot, në të gjitha partitë e mëdha politike gjen mysliman praktikues e të përkushtuar për fenë. Parti e lider partish që zotohen publikisht për respektimin e bindjeve fetare pa dallim. Madje në kohët e fundit, as imamët më nuk po e bëjnë ‘haram’ e ‘hallall’ votimin në përgjithësi dhe të ndonjë partie në veçanti!

Paraqitja e partive politike konservatore me sfondfetarë – kryesisht islam – diskursit politik në Kosovë ia shtoi edhe togfjalëshin “Islami Politik”, i cili edhe më tutje diskutohet në mediat kosovare, e që veçanërisht gjallërohet në prag të zgjedhjeve parlamentare. Sidoqoftë, çfarë po ndodhë me këto parti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit? Pse partitë kryesore të këtij profili u tkurrën dhe pothuajse u shkrinë tërësisht në partitë të cilat deri dje, ishin kërcënimi kryesorë i asaj që ata e proklamonin në programete partive të tyre. A është kjo një strategji e re në agjendën e tyre politike për të ushtruar ndikimin politik apo thjeshtë e kanë braktisur në gjysmë ‘misionin’ e tyre dhe po garojnë për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, këtu ka edhe një version mesatar të kësaj historie, një përshkrim të ndërmjetëm e larg ekstremiteteve. Duket se tashmë shoqëria kosovare e ka kuptuar se ne jemi ata dhe se ata janë ne, dhe kështu të gjithë së bashku e përbëjmë Mozaikun Kulturor e Fetar për të cilën mburremi të gjithë së bashku. Pra, nuk ka dikotomi të qëndrueshme të ‘unit’ dhe ‘tjetrit’ dhe se nuk ekzistojnë armiq të ‘kauzës’ dhe mbështetës të ‘misionit’.

Përgjithësisht që nga pas lufta, Kosova është përballur vazhdimisht me fenomenin e ashtuquajtur “ekstremizmi islamik”, i cili së fundmi është ri-emërtuar si ‘ekstremizëm i dhunshëm’. Gjithsesi, në disa raste çështjet kanë qenë serioze dhe organet e sigurisë është dashur t’i trajtojnë seriozisht ato. Por, shpeshherë këto ngjarje janë ekzagjeruar dhe kjo për shumë arsye; herë për t’i rënë në sy dikujt nga perëndimi, e herë për të mbuluar ndonjë ngjarje që politikanët nuk e dëshironin si temë qendrore në opinion. Ky fenomen i cili ka zënë sa e sa faqe gazetash, sa e sa minuta televiziv e sa reagime zyrtare, natyrisht që i ka prekur në njërën ose tjetrën formë myslimanët praktikues në Kosovë.Duke qenë se myslimanët praktikuesi manifestojnë bindjet e veta fetare në forma të ndryshme,si në rastine mbulesës tek gratë dhe te disa burra mjekra,kjo pjesë jo e vogël e shoqërisë diskriminohej hapur,si në konkurse pune, ashtu edhe nëtë drejtën elementare për shkollim. Për ta ngritur zërin kundër këtyre ndalesave, në skenë dolën disa parti politike të cilat për mision ia vendosën vetës mbrojtjen e këtyre të drejtave të cilat në esencë, në shoqëritë normale demokratike,nuk do paraqitej fare nevoja për t’u mbrojtur; pasi që ato parimisht mbrohen me Kushtetutë dhe ligje.

Dështimi i partive politike me sfond fetar

Këto grupime politike dështuan që ta implementojnë programin e tyre dhe nuk arritën që të sigurojnë konsistencë në politikë; nganjëherë për shkak të pafuqisë elektorale, e nganjëherë për shkak të mos unifikimit tëtyre. Kjo e fundit duket të ketë qenë tepër serioze. ‘Nijeti’ i tyre si duket ka qenë i drejtë por jo edhe i sinqertë, pasi që në shumicën e rasteve ata u shpërbënë për shkak të agjendave personale për pushtet.

Në këto palë zgjedhjesh këto parti të boshatisura, të cilat kanë mbetur pa substancë, me një fjalë kanë mbetur vetëm emra në ndër dijen e elektoratit, patën mbetur duke trokitur në partitë e mëdha, dyert e të cilave nuk u hapën për to.Por, ama këto dyer u hapën me shumërespekt për aderimin e anëtarëve të këtyre partive, ashtu siç u hapën për shumë kandidat –të përkushtuar fetarisht, të cilët u renditën lartënë listat e tyre zgjedhore.

Shuarja e ndarjes ‘ne dhe ata’

Vështruar nga aspekti historik, por edhe nga ai i pozicionit gjeografik të Kosovës, duket qartë se Kosova si në të kaluarën ashtu sikurse edhe sot, nuk është pozicionuar asnjë herë fetarisht. Në Kosovë ka disa religjione ndër të cilat dominon feja islame,dhe asnjëherë religjioni nuk është interferuar në institucione,e as në jetën publike. Tek e fundit, feja është lidhja individuale me Zotin. Kështu, mysliman apo të krishterë, praktikues apo jo praktikues nuk duhet të bëhet dallim, e aq më pak diskriminim në çështjet e cekura mësipër. Në anën tjetër, praktikuesit e Islamit në Kosovë duhet konsideruar se republika jonë gjendet gjeografikisht në Evropë, ka rrugë të qartë euro-atlantike dhe nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me kulturën arabe. Feja Islame ka konditat e veta të cilat aplikohen në vende dhe kultura të ndryshme. Është shumë normale që në Gjermani të ketë një parti si Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i Kancelarës Merkel apo në Turqi një parti si Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP) e Presidentit Erdoğan, por nuk është normale të ketë as CDU e as AKP në Kosovë,për shkak të specifikave historike dhe ndjeshmërisë religjioze që ka vendi ynë.

Se a i duhen Kosovës këto lloj partish apo jo, përgjigjen më të saktë e ka dhënë elektorati në disa palë zgjedhjesh. Qytetarët e këtij vendi, duke i përfshirë është myslimanët praktikues, janë të interesuar që interesat e tyre të i adresojnë përmes partive politike me program gjithëpërfshirës. Sot, në të gjitha partitë e mëdha politike gjen mysliman praktikues e të përkushtuar për fenë. Parti e lider partish që zotohen publikisht për respektimin e bindjeve fetare pa dallim. Madje në kohët e fundit, as imamët më nuk po e bëjnë ‘haram’ e ‘hallall’ votimin në përgjithësi dhe të ndonjë partie në veçanti!

Përfundimisht, Kosova ka nevojë të sillet si shtet e shoqëri normale. Të jetë tregues i mirë para mbështetësve ndërkombëtarë në respektimin e të drejtës për praktikimin e fesë; mbase të gjitha partitë politike duhet të përkushtohen për këtë. Qytetarët e zot të këtij vendi, duhet të kenë hapësirë për t’u rreshtuar në parti të ndryshme sipas bindjeve të tyre politike, duke i vlerësuar më shumë programet e tyre mbi ekonomi e punësim, shëndetësi e edukim, e më pak mbi orientimin e tyre ideologjik e fetarë.Shoqëria kosovare duhet ti ketë për model shtetet qendrore të Evropës perëndimore, dhe kështu të ketë më shumë frikë nga nepotizmi, krimi e keqpërdorimi, e ti merr me shumë normalitet divergjencat dhe orientimet e ndryshme fetare. Fundja, ka ardhur koha që edhe Kosova të ketë demokraci të shëndoshë përfaqësuese dhe të sillet si shtet evropian.

 

*Autori i këtij shkrimi bën doktoratë mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Yıldırım Beyazit në Ankara


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet